Pas përfundimit të periudhës provuese të rubrikës së punësimit, tani kemi lansuar versionin përfundimtar të këtij produkti, i cili mes tjerash ofron lehtësi dhe navigim shumë më të lehtë për dyja palët, punëdhënësin dhe punëkërkuesin.
Dizajn i ri
Ky version karakterizohet me dizajn të ri, atraktive dhe shume lehtë të navigueshem për vizitorin. Të gjitha punët janë të listuara në faqen e parë, por vizitori gjithashtu ka mundësi që të kërkojë dhe të radhisë punët në bazë të kategorisë së tyre apo vendit.
Më social
Të gjitha punët e publikuara do të vazhdojnë të promovohen përmes kanaleve tona te komunikimit brenda Telegrafit me mbi 6.4 milion vizita mujore si dhe rrjeteve tona sociale (Facebook dhe Twitter) para më shumë se 180 mijë miqve.
Në telefona të mençur
Me shume se 35 mijë telefona të mençur e vizitojnë telegrafin çdo ditë. Ne i kemi dedikuar dizajn të veçantë kësaj rubrike e cila gjithashtu është shumë lehtë për të naviguar në të gjitha platformat mobile. Nga tani përmes dizajnit mobil, vizitorët tanë do të informohen për punët e fundit në çdo kohë ngado që janë.