Nuk mund të pritet sukses në mediat sociale nëse së pari nuk kuptohet audienca. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë, sesa të dini disa parime themelore të psikologjisë. Ky artikull prezanton disa nga konceptet më të rëndësishme që ju mund të mësoni për të punuar në strategjinë tuaj të rrjeteve sociale.
Më poshtë gjeni përgjigjet e pyetjeve se pse njerëzit preferojnë përmbajtjen e mediave sociale? Si të përdorni ngjyrën e duhur për të ndërtuar besimin me audiencën tuaj? Si të krijoni një strategji të suksesshme sociale duke përdorur emocione dhe informacione të tjera.
Arsyet pse njerëzit preferojnë përmbajtje në internet
A keni menduar ndonjëherë pse përmbajtja e mediave sociale ka rëndësi për njerëzit?! Padyshim që për të përmirësuar jetën e tyre. Një përmbajtje e mirë dhe informative i lejon konsumatorët të jenë të informuar rreth brendit tuaj dhe aktivitetet që ju bëni. Kur krijoni përmbajtje, mendoni nëse do të jetë diçka që i përshtatet interesave të audiencës dhe nëse do të ja vlejë koha e tyre për të lexuar atë. Në këtë mënyrë rriten dhe ushqehen marrëdhëniet me konsumatorë.
Ngjyra e duhur mund të ndryshojë sjelljen e audiences
Shumica nuk e konsiderojnë ngjyrën si një pjesë të rëndësishme të strategjisë së rrjeteve sociale, por psikologjia që qëndron prapa kësaj, dëshmon se ngjyra ia vlen të merret parasysh. Sipas një studimi rreth ndikimit të ngjyrës në marketing, rreth 62 deri 90 përqind e vlerësimit të konsumatorëve bazohet vetëm në ngjyra.
Si të ndërtoni besimin me audiencën tuaj
Ju nuk do të blinit asgjë nga dikush që nuk keni besim, njejtë do të vepronin edhe konsumatorët tuaj. Përmbajtja e krijuar nga përdoruesit dhe përshtypja pozitive e klientëve janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i treguar audiencës tuaj se të tjerët tashmë janë klientë të kënaqur të brendit tuaj. Për këtë arsye shumë biznese po i publikojnë përshtypjet e konsumatorëve të cilat sa më pozitive të jenë aq më të besueshme do të jenë për konsumatorë tjerë që lexojnë ato komente. Rreth 76 përqind e konsumatorëve besojnë se përmbajtja nga njerëzit ose komentet që konsumatorët ndajnë rreth brendit është shumë herë më e ndershme dhe më e besueshme sesa reklamimi.
Përdorimi i emocioneve
Sa më pozitive përmbajtja, aq më shumë ndikim keni te konsumatorët. Duke përdorur pozitivitetin në strategjinë tuaj të rrjeteve sociale ju tregoni ndjeshmëri dhe emocione të cilat lënë shumë përshtypje te audienca dhe pozicionon brendin tuaj si një ndër brendet e preferuara në treg.
Në përmbajtjen tuaj mund të shtoni edhe një doze të lehtë humori ose këshilla, këto cilësohen si mjaft atraktive dhe që e mbajnë klientin aktiv në leximin e përmbajtjes tuaj./Telegrafi/