John Fredriksen, Charlene de Carvalho, Kjeld Kirk Kristiansen, Gopi Hinduja janë në mesin e personave më të pasur në Evropë. Disa prej tyre kanë themeluar marka ikonike ndërkombëtare, e disa prej tyre udhëheqin biznese miliardësh.
Lexoni më poshtë për të parë se kush janë personat më të pasur të Evropës:
John Fredriksen – Qipro (9.9 miliardë dollarë)
Fredriksen do të ishte njeriu më i pasur i Norvegjisë nëse kishte qëndruar në vendin e tij të lindjes, por tani ai është një qytetar i Qipros dhe një nga biznesmenët më të rëndësishëm të naftës në botë.
Charlene de Carvalho – Holandë ($ 12.6 miliardë)
Personi më i pasur i Holandës është trashëgimtari i ndërmarrjes Heineken. Charlene de Carvalho e trashëgoi kompaninë nga gjyshi Gerard Adriaan Heineken dhe është udhëheqëse e bordit drejtues.
Kjeld Kirk Kristiansen – Danimarkë (21.1 miliardë dollarë)
Kristiansen është themeluesi i kompanisë së njohur i lodrave për fëmijë Lego. Ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Lego-s për një çerek shekulli.
Gopi Hinduja – Angli ($ 15.4 miliardë)
Kjo firmë është e vendosur në Londër dhe zotëron prodhuesin indian të automobilave Ashok Leyland.
Dietrich Mateschitz – Austri (13.4 miliardë dollarë)
Themeluesi i Red Bull është njeriu më i pasur në Austri dhe ende mban gati gjysmën e aksioneve në kompani. Nëse jeni duke vonuar me diplomimin, mos u shqetësoni shumë – thuhet se Mateschitz iu nevojitën 10 vjet për të përfunduar universitetin.
Stefan Persson – Suedi (19.6 miliardë dollarë)
Persson është aksionari më i madh në H&M, zinxhiri masiv evropian i modës. Kompania u themelua nga Erling Persson, babai i tij dhe djali i tij Karl-Johan Persson aktualisht është CEO.
Maria Franca Fissolo & Giovanni Ferrero – Italia (25.2 miliardë dollarë)
Gruaja dhe djali i të ndjerit, Michel Ferrero udhëhoqi kompaninë e madhe të ëmbëlsirave që mban emrin e tyre dhe nga e cila Giovanni është Drejtor Ekzekutiv.
Liliane Bettencourt – France (39.5 miliardë dollarë)
Bettencourt është pronarja e kompanisë kozmetike L’Oreal, dhe gruaja më e pasur në Evropë. Ajo dhe fëmijët e saj kanë 33% të kompanisë gjigante të kozmetikës. Ajo tani vuan nga çmenduria, dhe fëmijët e saj kryejnë punët e saj të biznesit.
Amancio Ortega – Spanjë (71.3 miliardë dollarë)
Ortega është biznesmeni më i pasur në Spanjë dhe personi i katërt më i pasur në botë, ai është pronar i rrjetit të dyqaneve të modës Zara./Telegrafi/