Katër mënyra si marketingu emocional ndërton lidhje të forta me klientë - Telegrafi Marketing

Katër mënyra si marketingu emocional ndërton lidhje të forta me klientë

Nëse bëhet si duhet, marketingu emocional mund të ndihmojë biznismenët të dallohen, të konkurrojnë në treg dhe të kenë pozicion të favorshëm në këtë mjedis vazhdimisht të ndryshueshëm ekonomik duke përcjellur mesazh pozitiv mbi vlerat, interesat dhe benefitet e produktit ose shërbimit tuaj.

Marketingu emocional mund të jetë një histori që lidhet me audiencën në një mënyrë personale. Me konsumatorët që gjithnjë e më shumë marrin vendime blerëse të nxitura nga ndjenjat në vend të logjikës, marketingu emocional krijon marrëdhënie kuptimplotë mes produktit dhe konsumatorit.

Përhapja e kanaleve, platformave dhe mediave të reja do të thotë që konsumatorët kanë qasje më të madhe në tregimet e brendeve, dhe bizneset kanë më shumë mënyra dhe mundësi për të përcjellë identitetin dhe vizionin e brendit të tyre te audienca. Përmes marketingut emocional ju mund të arrini të krijoni  klientë besnik të cilët janë entuziastë dhe pasionant për produktin ose shërbimin tuaj.

Marketingu emocional duhet të jetë:

Frymëzues
Çfarë i motivon ose inkurajon klientët tuaj ?!  Kur njerëzit frymëzohen, shpesh mendojnë ose veprojnë ndryshe.  Përdorimi i fytyrave publike si ambasadorë të brendeve që frymëzojnë audiencën jo thjesht me pamjen apo famën e tyre, por me arritjet, talentet dhe këmbënguljen e tyre ka rezultuar të jetë një metodë shumë e suksesshme dhe frymëzuese e marketingut emocional.

Aspirues

Fushatat aspiratuese krijojnë një prani të brendit që prek ëndrrat e audiencës, dëshirën e tyre për të arritur një qëllim të caktuar ose për të shijuar një stil jetese ose përvojë. Konsumatorët kanë kërkesa dhe nevoja të ndryshme, ata mund të synojnë të jenë financiarisht të sigurtë, të dërgojnë një fëmijë në kolegj ose të posedojnë një veturë luksoze. Kompanitë duhet të kuptojnë nevojën, shpresën ose dëshirën e audiencës dhe të tregojnë se brendi i tyre pasqyron vetë imazhin dhe identitetin e njerëzve, pastaj duhet të ndërtohet historia emocionale që sjell ëndrrën e konsumatoreve në jetë.

Shprehni dashuri

Një strategji e marketingut e fokusuar në tërheqjen e emocioneve dhe lidhjeve personale me konsumatorë mund të ndryshojë një biznes nga një pozicion jo te favorshem në treg në biznesin me produktet më të dëshiruara. Qëllimi është të krijohet një lidhje emocionale e konsumatorëve me produktin.

Një lidhje e rëndësishme me konsumatorë

Një nga metodat më të rëndësishme dhe efektive të marketingut emocional është krijimi i një tregimi rreth pranisë së markës suaj në jetën e atyre që përjetojnë një moment të rëndësishem, ky është një mesazh shumë i fuqishëm dhe që përdoret nga kompani të mëdha botërore me dekada. Shembulli më I mire për këtë është brendi i njohur Coca Cola e cila e pozicionon gjithmonë produktin në momente të lumtura mes antarëve të familjes.

Pavarësisht nga strategjia që zgjidhni, mbani mend se ndërtimi i një lidhjeje emocionale me klientët tuaj mund të jetë magjike dhe shumë efektive për biznesin tuaj./Telegrafi/