Në botën moderne të biznesit, marketingu përmes përmbajtjes është një domosdoshmëri absolute nëse jeni serioz në krijimin e lidhjeve me audiencën, duke forcuar marrëdhëniet me klientët, duke rritur shitjet dhe duke rritur kompaninë tuaj.
Marketingu tradicional është duke mbetur metodë e vjetër dhe dita e ditës po zëvendësohet me marketing modern ku njëra prej metodave më të mira është marketingu me përmbajtje (Content Marketing).
“Content Marketing” është një lloj marketingu që përfshin krijimin dhe ndarjen e materialeve në internet (siç janë lajmet, videot dhe postimet e mediave sociale) që nuk promovojnë shprehimisht një markë, por kanë për qëllim nxitjen e interesit në produktet e shërbimet e atij biznesi.
Kjo metodë po cilësohet si qasje strategjike e marketingut e fokusuar në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes së vlefshme, relevante dhe të qëndrueshme për të tërhequr dhe mbajtur një audiencë të definuar qartë dhe për të nxitur veprimtarinë profitabile të klientit.
5 hapa të rëndësishëm si të krijoni përmbajtje efektive të marketingut
1.Përmbajtja duhet të jetë kualitative, e menduar mirë dhe atraktive
Përmbajtja e asaj që shkruani duhet të jetë shumë atraktive për tu lexuar, të ketë një temë të përzgjedhur me kujdes dhe të japë mjaftueshëm informacione. Kur shkruani përmbajtje të tilla ju duhet të:
-Lërini lexuesit me pyetje. Bëni pyetje të thjeshta për mënyrën se si ata synojnë të veprojnë.
– Filloni me një hyrje të rëndësishme dhe premtuese. Zgjoni kuriozitetin e lexuesve tuaj duke lënë të kuptohet se çfarë do të fitojnë nëse vazhdojnë të lexojnë.
-Tregoni histori: Njerëzit janë qenie emocionale dhe të gjithë preferojnë të dëgjojnë storie interesante.
2. Definoni qartë audiencën tuaj
Definimi i qartë i audiencës suaj është një prej gjërave më të rëndësishme që duhet kushtuar kujdes gjatë formimit të strategjisë tuaj të marketingut me përmbajtje të veçantë. Pronarët e bizneseve shpesh besojnë se thjeshtë “e dinë” audiencën e tyre por në fakt duhet të bëhen disa lloje të kërkimeve dhe hulumtimeve para se të caktohet audienca juaj.
3.Përmbajtja duhet të jetë unike dhe atraktive
Shumë njerëz besojnë se përmbajtja gjithmonë duhet të jetë e diçka e re, atraktive dhe e kuptueshme që tërheqë vëmendjen e audiencës. Kohëve të fundit në trend kanë arritur të jenë edhe infografikët ose videot të cilat janë cilësuar si shumë atraktive për lexuesit.
4. Promovoni dhe shpërndani përmbajtjen tuaj
Të gjitha hulumtimet tuaja dhe vepra të tjera të mira do të jenë të kota nëse nuk arrini të keni vëmendjen e audiencës. Për këtë arsye duhet të përpilohet një plan për mënyrën se si, kur dhe ku do të promovohet përmbajtja e marketingut tuaj.
5.Vendosni qëllime specifike
Bizneset shpesh nuk arrijnë të vendosin objektiva realiste rreth përmbajtjes së marketingut dhe për këtë arsye nuk kanë suksesin e pritur. Sigurohuni që të caktoni objektivat që dëshironi të arrini përmes përmbajtjes tuaj dhe kushtoni kujdes asaj që shkruani dhe do të arrini qëllimin me shumë sukses.
Marketingu me përmbajtje të veçante dita e ditës po fillon të zëvendësoje marketingun tradicional sepse mbërrin direkt te publiku me storie të cilat krijojnë ndjenja pozitive te lexuesit. /Telegrafi/
LEXO PO ASHTU: Kompanite Startup me emra unikë marrin më shumë fonde