Kompanite Startup me emra unikë marrin më shumë fonde - Telegrafi Marketing

Kompanite Startup me emra unikë marrin më shumë fonde

Sipas disa studimeve është konstatuar se emri i një kompanie të re mund të ndikojë seriozisht në atë se si një kompani përceptohet nga investitorët.

Emrat e shkurtë, të lehtë për tu mbajtur në mend dhe që theksohen janë të preferuar nga të gjithë investitorët pa marë parasysh në cilen fazë është biznesi juaj. Investuesit kanë tendencë për t’u ofruar më shumë para nje biznesi emri i te cilit lë përshtypje dhe është lehtë per t’u mbajtur në mend.

Emrat unikë te bizneseve japin përshtypjen se ka diçka të veçantë te ajo kompani ndersa emrat e vështirë shkaktojnë ndjenjë jo të mirë dhe krijojnë një përceptim që vlerësohet negativisht nga konsumtorët dhe investitorët.

Disa nga kompanitë më të mëdha botërore të cilat përveç suksesit të jashtëzakonshëm njihen edhe për emrin e shkurtë dhe unik të biznesit janë:

1.Google
2.Yahoo
3.Cisco
4.Canon
5.Ikea
6.Lego
7.Skype
8.Coca Cola
9.Asus
10.Nike

Që biznesi juaj të njihet më lehtë dhe emri të mbetë në mendjen e konsumatorëve dhe investitorëve, sigurohuni që ai të jetë kreativ, i shkurtë dhe i lehtë për tu mbajtur në mend. /Telegrafi/

Lexoni po ashtu: 6 kompani botërore që reklamojnë përmes Native Ad