Sipas studimeve të shumta që janë bërë kohëve të fundit është arritur përfundimi se Native Ad është shumë herë më e pëlqyeshme dhe më e besueshme se metodat e tjera të reklamimit online.
Një zgjidhje e njohur që duket se i plotëson të gjitha kerkesat e palëve te interesuara (botuesit, reklamuesit dhe konsumatorët) është përmbajtja e sponsorizuar e cila shfaqet përmes Native Ad.
Më poshtë janë gjashtë shembuj të kompanive të mëdha botërore që vazhdimisht përdorin Native Ad si metodë për promovim:
Netflix
Netflix nuk është vetëm shërbimi më i popullarizuar i transmetimit online ata gjithshtu po dëshmojnë të jenë mjaftë afër me audiencën përmes artikujve të sponzorizuar. Netflix ka bërë marrëveshje me portale të ndryshme për të publikuar artikujt me përmbajtje të ndryshme dhe të përshtatshme për lexuesit me qellim të promovimit të programeve kinematografike, filmave, serialeve, dokumentarëve ose promovimin e sezonave të reja.
Buzzfeed
Asnjë diskutim mbi përmbajtjen e sponsorizuar nuk është kurrë i plotë pa përmendur Buzzfeed. Pasi kishte sukses të madh në ndërtimin e asaj që ka gjasa të jetë shembulli më i mirë i Native Ad, vlen të përmendet se Buzzfeed kishte një audiencë të integruar për të filluar fitimin e parave nëpërmjet përmbajtjes së sponzorizuar.
Playbuzz
Playbuzz është në hapat e ngjashëm me Buzzfeed sa i përket promovimit përmes Native Ad. Ata përdorin botuesit dhe mediat për të rritur aftësitë e tyre të tregimit përmes Native ad duke krijuar përmbajtje të ndryshme atraktive.
The Washington Post
Si një nga gazetat më të vjetra, The Washington Post duke u fokusuar në rritjen e lexuesve dhe mbajtjen e tyre me përmbajtje interesante është një prej shfrytëzueseve të rregullt të Native ad si metodë e promovimit.
Outbrain
Outburn po përqëndrohet në sigurimin e Native Ad dhe botuesve premium me artikuj me përmbajtje dhe për audienca të ndryshme. Krahasuar me një reklamë të bezdisshme që u kërkon lexuesve të klikojnë, ky opsion është shumë më tërheqës.
Red Bull
Ndërkohë që shumë pije sportive kanë marrëveshje të gjata që vendosin markën e tyre në qendër të ngjarjeve sportive pija energjike Red Bull duket se është gjithmonë një hap përpara. Përveç vendosjeve standarde të produktit dhe reklamave të famshme, Red Bull krijon ngjarje që magjepsin botën me guximin e tyre. Duke pasur parasysh investimet e saj masive në përmbajtje të sponozrizuar Native ad, shumë debatojnë nëse Red Bull është një pije energjike apo kompani marketingu.
Native Ad ka arritur të jetë e pranishme edhe në vendin tonë, kompanitë janë çdo herë më të interesuara për të promovuar përmes Native Ad sepse rezultatet janë të shkëlqyera. Telegrafi ka qenë njëra ndër zgjedhjet e kompanive të shumta për publikimin e artikujve të sponzorizuar për arsye të numrit të madh të lexuesve dhe kredibilitetit si portali më i madh në gjuhën shqipe./Telegrafi/
Lexoni po ashtu: Pse bizneset gjithmonë e më shumë janë duke zgjedhur Native Ad për reklamim?