Pse bizneset gjithmonë e më shumë janë duke zgjedhur Native Ad për reklamim? - Telegrafi Marketing

Pse bizneset gjithmonë e më shumë janë duke zgjedhur Native Ad për reklamim?

Native Ad është formë e re e reklamimit, andaj edhe mund të mos e keni dëgjuar apo nuk keni pasur mundësi ta praktikoni, por në tregun global, kjo formë gjithnjë e më shumë është duke u përzgjedhur nga menaxherët e marketingut për promovimin e përmbajtjes.

Shkurtimisht, Native Ad është formë e reklamimit e cila është në harmoni me stilin, dizajnin dhe formatin e web faqes, gjë e cila e bënë të veçantë dhe më të suksesshme reklamën tuaj. Për dallim prej banerëve, Native Ad duket si një lajm i zakonshëm i cili nuk e shpërqendron lexuesin dhe në të njejtën kohë ofron informatë të ngjashme me lajmet tjera, e cila mund të jetë në dobi të lexuesit.

Po i paraqesim tri arsyet pse biznesi juaj duhet ta provojë Native Ad:

– Për dallim nga format tjera të reklamimit, Native Ad nuk tenton vetëm të klikohet nga vizitori, por Native Ad i jep mundësi që biznesi përmes përmbajtjes të krijojë lidhje intelektuale me lexuesin, përkatësisht me klientin. Duke krijuar këtë lidhje, klientët bëhen lojal dhe kthehen përsëri tek biznesi për kohë të gjatë.

– Perparsi e Native Ad ne raport me format tjera te reklamimit është se Native Ad vazhdon te performojë shume mire duke mos e penguar aspak vizitorin. Vizitori ne portal është për tu informuar, dhe kur ju përmes nje shkrimi e informoni atë në lidhje me brendin tuaj, ai shumë shpejt do të shndërrohet në klient potencial.

– Realisht, nje reklamë e mirë e formatit Native Ad ka shumë pak të bëjë me produktin apo shërbimin e një kompanie përkatëse. I gjithë qëllimi është që të nxitë emocion, të edukojë dhe zbavisë lexuesin. Përmes kësaj metode, kompanitë krijojnë afërsi me konsumatorët të cilët e cmojnë këtë lloj përmbajtje nga kompania.

Shfrytëzojeni momentin. Krijoni lidhje emocionale me konsumatorin. Kontaktoni ekipin tonë të marketingut dhe filloni menjëherë kampanjën me Native Ad./Telegrafi/