Shumë biznese kanë problem me promovim të produkteve ose shërbimeve në rrjete sociale siç është Instagram-i, sepse ata nuk kanë ide se çfarë duhet të postojnë.
Gjithsesi rrjeti social Instagram viteve të fundit ka qenë një ndër metodat më të mira për të promovuar bizneset online, gjithçka që është e nevojshme për të qenë i suksesshëm dhe për të arritur objektivat është të dihet se cfarë të postohet.
1.Tregoni ekspertizën tuaj
Njerëzit shpesh duan të ndjekin markat dhe vlerat. Për të pozicionuar veten si një ekspert në këtë fushë, ndani me ndjekësit këshilla, thënie interesante ose emocionuese, dhe përmbajtje të shkurta por të sakta. Postimit tuaj mund ti shtojë atraktivitetin një imazh i bukur ose një video e shkurtë prej rreth 15 sekondash.
2.Shkruani histori inspiruese / të suksesshme
Si një pronar biznesi, ju duhet të keni të paktën disa histori suksesi në biznesin tuaj të cilat duhet të ju tregoni klientëve tuaj. Mund të jetë një mini-studim rasti ku flitet për strategjitë tuaja për arritjen e suksesit ose imazhe para dhe pas.
3. Frymëzoni me thënie / citate
Thëniet ose citatet janë disa prej llojeve më të përdorura të përmbajtjes në Instagram. Shkruani një thënie të bukur, inspiruese dhe padyshim që postimi juaj do të duket më atraktiv.
4.Bëni ndjekësit me buzëqeshje
Ju gjithmonë mund ta ndritni ditën e dikujt me një imazh qesharak ose një shaka. Përdorimi i humorit të lehte në postimet tuaja është vetëm një mesazh pozitiv për audiencën tuaj.
5. Përdorni imazhe të dizajnuara
Nëse keni fotografi të bukura dhe profesionale kjo është një pikë mjaft e rëndësishme mirëpo edhe imazhet e dizajnuara bukur dhe që përmbajnë elemente të biznesit tuaj janë një pikë shumë e veçantë dhe atraktive që e pozicionon biznesin tuaj në vendin e duhur për përmbajtje pozitive në Instagram.
6. Zgjedhni problemet e ndjekësve tuaj
Përmes Instagram-it ju mund të shitni produktet ose shërbimet tuaja jo vetëm duke promovuar por duke i vënë ato në pozicion sikur të ishin zgjedhja e problemeve të klientëve. Biznesi juaj duhet të jetë zgjidhja e problemeve reale me të cilat ballafaqohen klientët tuaj.
Bëhuni pak krijues dhe llogaria e biznesit tuaj në Instagram do të shkëlqejë./Telegrafi/