Në fund të vitit të kaluar, drejtori ekzekutiv i Facebook, përmes një komunikate njoftoi për arritjen e numrit prej 1 miliard përdoruesve aktiv në Facebook. Sikur Facebook të ishte shtet, kjo shifër do ta radhiste atë në vendin e tretë për nga numri i banorëve.
Në vazhdim, ne do të kishim dashur t’i ndajmë me ju disa statistika interesante të cilat e karakterizojnë Facebook-un si rrjetin më të madh social.
– Facebook ka arritur 1 miliard përdorues aktiv më 14 Shtator të vitit 2012.
– Rreth 1.13 trilion ‘Like’ që nga lansimi në vitin 2009.
– Facebook tani ka 600 milion përdorues nga telefonat mobil.
– 140.3 miliard lidhje mes miqve.
– 62.6 milion këngë janë luajtur 22 miliard herë – kjo i bie për rreth 210,000 vjet me muzikë.
– Mosha mesatare e përdoruesve në Facebook është 22 vjeç.
– Afërsisht 81% e përdoruesve aktivë në Facebook, janë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.
Telegrafi ka më shumë se 210.000 mijë miq ne Facebook
Interesimi i brendeve për të komunikuar përmes Facebook-ut çdo ditë është në rritje e sipër. Faqja zyrtare e Telegrafit në Facebook, momentalisht numëron rreth 210 mijë miq. Ne komunikojmë aktivisht me këta miq çdo ditë në forma të ndryshme duke përfshirë edhe shpërndarjen e artikujve të sponsorizuar me ç’rast një kompani përkatëse ka mundësi që para numrit kaq të madh të miqve të përcjell mesazhin e tyre në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Publikimi i artikujve të sponsorizuar bëhet në tri forma:
– Publikimi i shkrimit tuaj në rubrikën përkatëse.
– Shkrimi juaj do të shfaqet në përfundim të çdo artikulli në gjithë Telegrafin.
– Si dhe shpërndarja në rrjetet tona sociale (Facebook dhe Twitter).
Më poshtë po ju bashkëngjisim gjithashtu edhe disa statistika të paraqitura në formë grafike nga Wall Street Jurnal.
<foto>