Portali Telegrafi, në bashkëpunim me ju lexues të nderuar, arriti sot ta rrumbullakojë në 200.000 numrin e miqve, në rrjetin më të popullarizuar social – Facebook.
Duam të theksojmë se kjo shifër, e arritur kaq shpejtë – sidomos në krahasim me shifrën paraprake prej 100.000 miqsh – i ka tejkaluar parashikimet tona. Kjo na bën të besojmë se angazhimi i stafit të Telegrafit është në përputhje me nevojat e lexuesve shqiptarë për informim të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm.
Që nga themelimi, Telegrafi jo vetëm se u bë një dritare për informim në gjuhën shqipe, por ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe faqeve të tjera të internetit. Telegrafi ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur kompani e individë që të fillojnë projekte të ngjashme.
Përmes platformës së re të reklamimit, klientët tanë arrijnë që me kohë dhe me sukses t’i plotësojnë objektivat e kampanjës së tyre. Ndërsa, përmes modulit “Kërko punë”, ne jemi bërë ndërlidhja më e mirë në mes të punëdhënësve dhe atyre që kërkojnë punë. E, inovacionet që ne do t’i implementojnë, nuk do të ndalen edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të sjellim produkte të reja, që do t’ju shërbejnë të gjithë shqiptarëve, kudo që ata janë.
Telegrafi është portali më i vizituar në gjuhën shqipe – me mbi 7.000.000 vizita në muaj dhe mbi 35.000.000 faqe të shfletuara. Është portal dominues në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët. Prapa suksesit të Telegrafit qëndron stafi profesional, i cili përmes përmbajtjes origjinale e të paanshme bën që këto shifra të lëvizin çdo ditë pozitivisht. Por, padyshim se të gjitha këto të arritura janë bërë të mundura falë mirënjohës së vazhdueshme që kemi pasur nga lexuesit.
Ne jemi të përkushtuar ndaj jush. I vlerësojmë kërkesat që i dërgoni në adresën tonë, sepse jemi të vetëdijshëm se përmirësimi ynë varet edhe nga këshillat, sugjerimet, kritikat dhe idetë që vijnë nga lexuesit. Shifra prej 200.000 miqve në Facebook, është një dëshmi për këtë.
Lexues të nderuar, ju falënderojmë për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë.