Cilat janë 5 hapat e suksesshme të cilat duhet t’i ndiqni gjatë planifikimit të kampanjave në portalin Telegrafi? - Telegrafi Marketing

Cilat janë 5 hapat e suksesshme të cilat duhet t’i ndiqni gjatë planifikimit të kampanjave në portalin Telegrafi?

A jeni duke planifikuar që për fillim të këtij viti të shpërtheni me shitje përmes një fushate efektive të marketingut në internet, apo dëshironi të mbani qëndrimin e njëjtë duke shpresuar se do të bëhet më mirë?!
Një organizim i mirë i kampanjës suaj të marketingut në internet nuk donë edhe aq shumë mund e as shpenzime më të mëdha të buxhetit tuaj në raport me mediat tjera. Përkundrazi, marketingu ne internet pos që ka rezultuar të jetë më i suksesshëm, ai gjithashtu është edhe më i lirë.

Në vazhdim, do të ju prezantojmë pesë hapat të cilat duhet që t’i ndiqni gjatë planifikimit të kampanjës në portalin Telegrafi.com suaj për reklamim në internet.

Hapi i parë: përcaktoni konsumatorët tuaj
Përcaktimi i konsumatorëve tuaj është po aq i rëndësishëm sa edhe definimi i produktit apo emrit të kompanisë suaj. Mundohuni që sa më sinqertë t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve ashtu që të keni një pasqyrë më të qartë të konsumatorëve tuaj:

  • A është mashkull apo femër konsumatori im potencial?
  • Cili mund të jetë profili i punës të konsumatorit potencial: menaxher, agjent i shitjes, etj.
  • Afërsisht sa të ardhura neto merr ky konsumator?
  • Çfarë niveli të edukimit posedon?
  • Në çfarë forme do ta përdorte produktin apo shërbimin konsumatori potencial. A do te blinte për vete apo ndoshta për dhuratë?
  • Sa kohë shpenzon ky konsumatorë në internet?

Në momentin që ju përgjigjeni këtyre pyetjeve, ju do te keni një pasqyre më të qartë të profilit të konsumatorit tuaj potencial. Gjithsesi Telegrafi është në dispozicion që në bazë të statistikave të cilat ne i posedojmë, të ju ofrojmë që ju sa më lehtë të mund t’i përcaktoni konsumatorët tuaj.

Hapi i dyte: përcaktoni targetin tuaj
Tani ju duhet ta publikoni reklamën tuaj. Por para se ta bëni atë, ju duhet të mendoni se cili është vendi me i përshtatshëm për të. Normalisht gjëja e parë të cilën duhet pasur parasysh dhe të siguroheni që ueb faqja në të cilën reklamoni të jetë ndër ueb faqet më të vizituara në treg. Çfarë përmbajtje ofron ajo ueb faqe? A duhet të reklamoni në balline apo në rubrika përkatëse? A reklamon konkurrenca në atë faqe, nëse po kjo do të ndikoj pozitivisht që ju të jeni paralel në treg me konkurrencën. Çfarë platforme të reklamimit ofron kjo ueb faqe? Cilat janë format e reklamimit?
Për të mos hulumtuar dhe shpenzuar kohë më shumë, ne kemi kënaqësi të ju njoftojmë që të gjitha pyetjet e cekura më lartë, Telegrafi ju jep përgjigje pasi që ne jemi lider në tregun online.

Hapi i trete: përcaktimi i buxhetit
Hapi i radhës gjithashtu me rëndësi për kampanjën tuaj është planifikimi i buxhetit. Telegrafi ofron qe pavarësisht buxhetit, ju përsëri të keni mundësi të reklamoni në portalin tonë. Platforma jonë e reklamimit i përshtatet të gjitha kompanive duke filluar nga ato të vogla, të mesme dhe të mëdha. Ne ofrojmë format më inovative të reklamimit me çmime shumë të volitshme të cilat gjithsesi do të kenë ndikim tek vizitorët tanë.

Hapi i katërtë: krijimi i përmbajtjes së reklamës
Kur reklamoni në internet, duhet të keni parasysh të jeni sa më specifik. Kjo për arsye të tërheqjes së vëmendjes së vizitorit. Andaj sigurohuni se çfarë me saktësisht dëshironi të reklamoni, produkt apo shërbim? Kujdesuni për mesazhin të cilin dëshironi ta lansoni. Është shumë me rëndësi që ky mesazh të përmbaj emocione në të andaj përfshini disa fjalë emocionale si psh: relaksues, rehatshëm, komod etj. Telegrafi gjithashtu posedon staf profesional të marketingut i cili është në gjendje që të ju asistoj sa herë që ju të keni nevojë në krijimin e përmbajtjes për reklamën tuaj.

Hapi i pestë: monitoroni reklamën tuaj
Monitorimi i statistikave të kampanjës suaj është gjëja më e rëndësishme për evaluimin e kampanjës gjë të cilën e ofron posaçërisht reklamimi në internet. Ju duhet të keni raport të qartë në lidhje me kampanjën. Çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo. Sa herë është shfaqur, sa herë është klikuar. Të gjitha statistikat e marra nga kampanja do të ju shërbejnë që për herën tjetër ta planifikoni edhe më mirë kampanjën tuaj. Një gjë të tillë ju mundëson portali Telegrafi ku ju ofron statistika të hollësishme në lidhje me kampanjën tuaj.

Suksese në kampanjën tuaj!
Duke i praktikuar pesë hapat e cekura më lartë, ju do të keni një plan të suksesshëm kampanjës suaj për reklamim në internet. Është shumë me rëndësi që ju të ndani buxhet të mjaftueshëm për reklamim në internet pasi hapat e cekura më lartë, jo të gjitha mundësohen nga mediumet tjera. Gjithashtu ndikimi dhe zhvillimi i mjeteve të komunikimit ka bërë që sot konsumatorët ti pranojnë informatat më shpejtë përmes internetit si dhe gjithashtu vendimin për blerjen apo jo te një produkti apo shërbimi ata do ta marrin pas hulumtimit në internet. Prezenca e kompanisë suaj në internet, sot është e domosdoshme.