Smard implementon shërbimin e pagesave online - Telegrafi Marketing

Smard implementon shërbimin e pagesave online

Problemit për blerje në internet në Kosovë ju erdhi fundi. Smardonline në bashkëpunim me ProCredit Bank së fundi kanë implementur platformën e cila mundëson që të gjithë konsumatorët t’i kryejnë pagesat e tyre online për çdo blerje të produktit.

Pas lansimit të suksesshëm të këtij produkti nga Ipko, tani edhe Smard të gjithë konsumatorëve të vet ju mundëson që pagesat e të gjitha produkteve t’i kryeni online, pavarësisht se ku ndodheni. Aktualisht këto pagesa mund të kryhen vetëm përmes kartelave bankare VISA dhe VISA Electron të lëshuara nga gjitha bankat në Kosovë dhe botë dhe së shpejti pritet të zbatohen edhe kartelat MasterCard. Konsumatorët për çdo blerje paguajnë çmimin e produktit pa u ngarkuar me provizion shtesë.
Përmes këtij shërbimi tani diaspora shqiptare është edhe më afër Kosovës. Pavarësisht se në cilin shtet jashtë Kosovës jetoni, ju mund të bëni porosi online në Smard dhe dërgesa juaj do të dërgohet në cilin do qytetet të Kosovës.
Kjo platformë është mundësuar në bashkëpunim me ProCredit Bank dhe siguria e pagesave përmes këtij shërbimi është shumë e lartë.
Smard Sh.P.K është kompania e parë në Kosovë për shitjen e produkteve në Internet, bazuar në përvojën dhe punën shumëvjeçare të kompanive të ndryshme që operojnë në SHBA,Evropë dhe Japoni. Për më shumë klikoni www.smardonline.com /Telegrafi/