Reklamat (artikujt e sponsorizuar) nuk janë diçka e re. Në fakt përmbajtja reklamuese është prodhuar dhe publikuar në media të ndryshme për dekada.
Një artikull ose përmbajtje e sponsoruar është një formë e reklamave në një gazetë, revistë ose një faqe në internet që përfshin dhënien e informacionit në formën e një artikulli. Zakonisht, një biznes paguan mediat për një artikull të tillë. Ato përdoren nga bizneset për të edukuar konsumatorët për brendin e tyre, ose për t’i informuar ata me tiparet dhe karakteristikat e një produkti apo shërbimi etj.
Këto lloje të artikujve zakonisht shkruhen nga një agjension reklamimi ose nga vetë klienti dhe në raste të rralla nga media ku publikohen në bazë të marrëveshjes. Bizneset pastaj e blejnë hapësirën e reklamave në media për një periudhë afatshkurtë ose afatgjatë, varësisht nga nevoja dhe dëshira e kompanisë për reklamim.
Është e rëndësishme të theksohet që, edhe pse në media digjitale përmbajtja e tillë është shumë e ngjashme me lajmet tjera në rubrika të ndryshme, si rregull në shumicën e rasteve është që për të mos i bërë lexuesit të ndihen të “mashtruar”, fjala “reklamë” apo “e sponsoruar” kryesisht shtypet me shkronja të vogla në pjesën e sipërme ose në fund të reklamës.
Mediat e shkruara kanë një reputacion si burime të besueshme informacioni, dhe bizneset kanë mundësi që një pjesë të kësaj besueshmërie ta përdorin për të arritur qëllimet e tyre të biznesit prandaj themi se artikujt e sponsoruar janë një metodë e shkëlqyer e reklamimit.
Native Ads
Native Ad është një formë reklame e cila publikohet në internet dhe i ngjan pothuajse plotësisht përmbajtjes që gjendet në atë uebfaqe ku publikohet, por paguhet nga një reklamues dhe synon të promovojë një produkt ose shërbim.
Karakteristikë e Native Ad është përputhja me pamjen, ndjenjën dhe funksionimin e formatit të medias në të cilin shfaqen. Native Ads shpesh gjenden në rrjete sociale ose media dhe shfaqen si “përmbajtje e rekomanduar”.
Native Ads konsiderohen “gjenerata e re” e reklamave me përmbajtje. Lexuesit shpesh e dinë që ato janë reklama që do të përpiqen t’i bindin ata të blejnë diçka në fund. Por natyra e reklamave të tilla i bën lexuesit të ndjehen sikur po marrin njohuri të dobishme, dhe jo një reklamë që provon t’i shesë diçka.
Me qenë se është duke u bërë një formë shumë e fuqishme e reklamimit, më poshtë gjeni tri benefite të Native Ads. Native Ad kap më shumë vëmendjen e audiencës, krijon lidhje më të ngushta me konsumatorët, ruan imazhin e brendit dhe butoni CTA (Call to action) është një prej përparësive kryesore të kësaj reklame. Me klikimin në butonin CTA, reklama mund ta dërgojë lexuesin në uebfaqen e reklamuesit, në artikullin e sponsoruar nga biznesi, në faqen zyrtare të Facebook apo edhe ta kontaktojë klientin direkt në numrin e telefonit etj.
Pra, artikujt e sponsoruar dhe Native ads janë dy lloje të ndryshme të reklamave mirëpo nëse kombinohen së bashku mund të rezultojnë në një kampanjë shumë të suksesshme.
Në Telegrafi ofrohet mundësia e shfrytëzimit të tyre si shërbime të veçuara gjithashtu edhe të kombinuara. Ekipi përgjegjës është gjithmonë në dispozicion për të biseduar me kompanitë të cilat duan të reklamojnë dhe nuk janë të sigurtë se si të zgjedhin shërbimet e duhura për promovimin e biznesit të tyre. Në raste të tilla të dy palët konsultohen, ofrohen disa opcione të shërbimeve dhe bizneset mund të zgjedhin atë më të pështatshmen për ta.