5 ide kreative për kampanja të suksesshme gjatë muajit shtator - Telegrafi Marketing

5 ide kreative për kampanja të suksesshme gjatë muajit shtator

Ditëve të verës po ju vjen fundi dhe kjo është koha e përkryer për të filluar kampanjat e sezonës së re.

Muaji shtator sjellë me vete mundësi të shumta për krijimin e kampanjave të ndryshme, ndërsa ne ju rikujtojmë disa ide se çfarë mund të bëni për të tërhequr sa më shumë konsumatorë.

Fundi i verës “Summer Sales”

Ditët po shkurtohen dhe vera po përfundon, e bashkë me to edhe stoku i mallrave të kësaj sezone. Prandaj zbritja sezonale është një zgjedhja e shume bizneseve, për të larguar produktet e mbetura dhe për të filluar përgaditjet e stines së re.

Viti i ri shkollor “Back to School”

Bizneset në fushën e veshjeve, aksesorëve dhe furnizuesve të zyrës mund të përfitojnë lehtësisht nga kjo mundësi e marketingut. Shtatori dhe tetori janë koha kur fillon viti i ri shkollor apo atij akademik dhe nxënësit apo studenët kanë nevojë për një gamë më të gjerë produktesh.

Pavarësisht nga produktet apo shërbimet tuaja, tema e vitit të ri shkollor mund të përdoret për të ofruar kuponë të ndryshëm ose pako produktesh të kombinuara për çdo lloj blerësi.

Fillimi i vjeshtës

Është koha të përgatiteni për sezonën e vjeshtës e cila bashkë me uljen e temperaturave sjellë me vete edhe një numër të madh të mundësive për krijimin e kampanjave të ndryshme. E këto mund të përfshijnë dekorime për shtëpi, veshje, produkte për udhëtime apo kampe, koleksionet me ngjyra të reja të vjeshtës etj.

Dekorimi i dyqaneve me motive të stinës si ngjyrat, gjethe, kunguj (halloween) është gjithashtu shumë i rëndësishëm për tërheqjen e konsumatorëve.

Festat e fundvitit

Të përgaditeni për festat e fundvitit nuk është kurrë shumë herët. Sa më përpara konkurrencës që jeni aq më mirë. Nëse jeni pronar i një biznesi shanset për të përfituar dhe për të rritur shitjet janë shumë të mëdha gjatë dy-tre muajve të fundit të vitit.

Këta muaj njihen si ndër më të ngarkuarit për shkak të festave të fundvitit, gjithashtu si periudha e vitit ku njerëzit shpenzojn më së shumti. Prandaj të bëheni gati me strategji dhe oferta për fundvit, muaji shtator është koha e duhur për të filluar.

Kalendari i festave mujore “National Day”

Në ditët e sotme ekziston një ditë e veçantë apo “Ditë Ndërkombëtare” për pothuajse çdo gjë. Shumë kompani i shfrytëzojnë këto “festa” për të bërë oferta. Në fotografinë më poshtë janë vetëm disa prej tyre të cilat mund t’i shfrytëzoni gjatë muajit shtator varësisht nga fusha e biznesit tuaj.