8 këshilla si t’i shndërroni komunikatat monotone në kontent me vlerë për t’u shpërndarë - Telegrafi Marketing

8 këshilla si t’i shndërroni komunikatat monotone në kontent me vlerë për t’u shpërndarë

Sa do që kanë anë pozitive komunikatat për media, ato nuk janë në formë precize gjëja më e lehtë për t’u shndërruar në kontent interesant. Në fakt, shumica e komunikatave lansohen në formë të njëjtë, pa karakter dhe pa energji.

Shkruan: Arnolld Korenica

Me një komunikatë, biznese të ndryshme do të kenë informatën e njëjtë sikur ju dhe ato po ashtu tentojnë t’i shkruajnë komunikatat në stil gazetaresk. Për këtë arsye, ju duhet të tentoni që të qëndroni jashtë turmës (shumicës), në mënyrë që njerëzit të vijnë te ju për informatën.

Telegrafi është këtu për t’iu ndihmuar. Më poshtë gjeni tetë këshilla si të shndërroni standardin tuaj, komunikatat monotone në tipin e kontentit që ja vlen të shpërndahet nga njerëzit.

Gjeni pikat që shiten

“Pikat që shiten” janë për biznesin tuaj – çka e shet këtë komunikatë te audienca dhe pse ata duhet ta lexojnë atë?

Për të kuptuar këtë, rrugëtoni nëpër hulumtimin e tregut tuaj. Cilat janë interesat e audiencës që keni targetuar? Çka u pëlqen atyre që të lexojnë? Po ashtu, pyesni veten çka dëshironi që të shikoni, lexoni e të dëgjoni. A do ta klikonit këtë komunikatë për media nëse do ta shihnit?

A ka diçka të re në storien tuaj, ndonjë gjë të papritur apo të pazakontë, dhe a do t’i interesonte dikujt kjo?

Ndonjëherë duhet të jeni super të vrazhdë dhe nëse e kuptoni se është shumë monotone, atëherë do të dëshironi që të ndaloni së shkruari komunikatën për media.

  • Titulli është kyç

Tash që i keni pikat që e shesin komunikatën tuaj, ju keni edhe titullin që ju duhet. Komunikata juaj për media me shumë gjasë do t’u dërgohet, ose do të përfundojë në duart e gazetarëve, të cilët do të harxhojnë vetëm pak sekonda për ta shqyrtuar atë. Nëse titulli nuk është nxitës, e-maili juaj mund të fshihet. Mendoni për titullin si subjekt të e-mailit tuaj.

Është industri e pamëshirshme. Zgjedhni pjesën më interesante të komunikatës tuaj dhe e shndërroni atë në titullin tuaj. Ju po e bëni punën e gazetarëve për ta.

Hapi i radhës: Nëntitulli (paragrafi i parë)

Vetëm pse keni arritur ta bindni gazetarin të klikojë në komunikatën tuaj, nuk do të thotë se ai do të vazhdojë që të lexojë. Nëntitulli duhet t’i fusë në rrjetë, duke i bërë të duan të mësojnë më shumë rreth temës.

Bëjeni të duket si një storie lajmi, në atë mënyrë që ata që e lexojnë mund ta paramendojnë në gazetë apo revistë.

Nëntitulli apo paragrafi i parë nuk duhet të të kalojë më shumë se 20 fjalë. Kështu, duhet të jetë e shkurtër, e kapshme dhe joshëse.

Një këshillë se si të shkruani paragrafin e parë është duke i shfrytëzuar 5 pyetjet: Kush?, Çka?, Ku?, Kur? dhe Pse? Merrni shembull ndonjë prej portaleve.

Bëjeni kënaqësi për ta lexuar

Me përdorimin e internetit, komunikatat monotone nuk mjaftojnë më. Komunikatat për media duhet që të kenë më shumë karakter. Natyrisht, mbajeni profesionale në të njëjtën kohë.

Fusni batuta e pasuse interesante, referenca urbane. Shumë ekspertë të PR-it të shkruar pajtohen se derisa ju nuk sakrifikoni as do pak ajër të profesionalizmit, atëherë gjithçka do të jetë në rregull. Kështu, idetë tradicionale të profesionalizmit po zhduken – njerëzit duan që të lidhen me një kompani me të cilën ata mishërohen.

Futja e pasuseve interesante dhe batutave mund të mos e bëjë me vlerë komunikatën tuaj. Kështu që, sigurohuni që të keni baraspeshën e duhur.

Merrni këshilla nga gazetarët

Ne e dimë, gazetarët kanë studiuar dhe praktikuar me vite – dhe ata kanë shkathtësinë e cila nuk mësohet brenda një nate. Sidoqoftë, që të shkruani një komunikatë të sukesshme, ju duhet që të nxjerrni gazetarin prej brendësisë tuaj.

Gazetarët vazhdimisht prodhojnë kontent profesional. Ata e bëjnë një tekst lehtë të lexueshëm duke arritur që të përfshijnë shumë informacione.

Ne rekomandojmë leximin e disa komunikatave të lansuar në ndonjë portal, preferohet një me fokus të ngjashëm dhe target të audiencës sikurse biznesi juaj.

Në vend të publikimit ose dërgimit të një komunikate që thotë: “këta jemi ne dhe kjo është ajo që bëjmë”, bëjeni më ndryshe, si për shembull: “Pse ju keni nevojë për këtë produkt në jetën tuaj”.

Njihni bazat

Komunikata e juaj duhet të jetë vetëm rreth 400 fjalë, pasi që konsiderohet si lajm i shkurtër. Çdo gjë tjetër më e gjatë rrezikon të injorohet, si nga mediat ashtu edhe nga lexuesit.

Nëse komunikata juaj tejkalon 400 fjalë, atëherë me shumë mundësi do të keni informacione të panevojshme përgjatë saj. Mos u brengosni, ju mund ta ruani informacionin e tepërt për ndonjë artikull të sponsorizuar që mund ta shtyni përpara ndërkohë.

Largoni informacionet për prapavijën dhe historinë e kompanisë tuaj. Nëse po vuani që t’i largoni këto pjesë, atëherë shqyrtoni që t’i ktheni këto në pika dhe nënpika. Plus, është me rëndësi që të arrini te poenta në komunikatë sa më shpejt që është e mundur.

Shfrytëzoni citate

Gjithmonë tentoni që të përdorni citate të dobishmë përgjatë komunikatës tuaj. Sigurisht, këto citate duhet të jenë relevante dhe të vlefshme e po ashtu t’i shtojnë kontekst komunikatës tuaj.

Secila pikë që do ta trajtoni në komunikatë, duhet të ndiqet nga ndonjë citat që e fuqizon detajin.

Sigurohuni që citatet tuaja të jenë lehtë të kuptueshme – ato nuk duhet të jenë plotësisht me zhargon teknik apo me informacione të panjohura.

Përfshini një thirrje për veprim

Një thirrje për veprim në fund të komunikatës tërheq konsumatorë potencial dhe u jep të dhëna për të cilat kanë nevojë. A është një lidhje me link me dyqanin tuaj, datë për një ngjarje apo numër telefoni – pak ka rëndësi.

Lexuesit duhet t’i ofroni hapat e radhës dhe po ashtu e bën gjithë shkrimin e komunikatës të vlefshëm.

Konkluzioni

Shfrytëzimi i këtyre tetë këshillave për shkrimin e një komunikate do t’iu vë në pozitë për ta realizuar një komunikatë fantastike. Nëse përdoren si duhet këto pika, atëherë komunikata mund të nxitë interesim e madje të rrisë ndjekësit tuaj. /Telegrafi/