Si storiet personale të puntorëve rezonojnë në rrjetet sociale - Telegrafi Marketing

Si storiet personale të puntorëve rezonojnë në rrjetet sociale

Shkruan: Arnolld Korenica

Disa prej avokuesve kryesorë që do të mund t’i gjeni janë tashmë duke punuar për kompaninë tuaj. Koha është që të mësoni se si t’i involvoni sa më shumë.

Ndërtimi i një brendi të fortë konsumator kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm, por kërkon shumë punë.

Humanizimi i brendit tuaj duke vënë puntorët në ballë të kompanisë tuaj është një prej strategjive më efektive që mund të shfrytëzoni për të arritur atë synim dhe rrjetet sociale përbëjnë platformën perfekte këtë lloj kampanje.

Shpërndarja e storieve personale të puntorëve tuaj do t’iu mundësojë që t’i jepni brendit tuaj fytyrë dhe zë me të cilat konsumatorët tuaj do të lidhen shumë. Kjo do të rezultojë në ndërtim të besimit, që është komponenta kyçe e suksesit.

Pse duhet t’i tregoni storiet e puntorëve tuaj?

Arsyeja kryesore pse përmbajtja e juaj e marketingut në rrjetet sociale duhet të përmbajë storie për puntorët tuaj është që t’i tregoni konsumatorëve se ju jeni më shumë se një biznes. Prezantimi i ekipit tuaj dhe shpërndarja e storieve personale mund të ndihmojë në krijimin e një identiteti të veçantë për kompaninë tuaj.

Ky ndryshim mund të duket se nuk është ndonjë gjë e madhe, por e bën diferencën në aspektin e besnikërisë së konsumatorit. Duke humanizuar biznesin tuaj në këtë formë, ju do t’ia dilni që të vendosni një lidhje emocionale me audiencën tuaj dhe kjo lidhje do t’iu shpërblehet me besim e besnikëri.

Hulumtimet tregojnë se postimi i fotove nga jeta e vërtetë e pronarëve të bizneseve i bën brendet që të shfaqen më të besueshme. E njëjta vlen kur shpërndani foto apo storie të gjithë ekipit në rrjetet sociale. Kjo ua mundëson që të lidheni me konsumatorët në një nivel më të thellë, kështu duke ofruar një mundësi edhe për bizneset shumë më të vogla që të ndërtojnë reputacion të kënaqshëm për një kosto të ulët të marketingut.

Një prej mënyrave për të shpërndarë storiet personale të puntorëve tuaj në rrjetet sociale është duke shfrytëzuar opsionin e Postimit të Storieve.

Kjo do të thoët se së pari duhet që të mjeshtroni përdorimin e Storieve në Instagram për Biznes. Më pas, bëni të njëjtën në Facebook dhe Snapchat nëse i shfrytëzoni këto rrjete sociale për fushatat tuaja të marketingut. Instagrami, megjithatë, duhet të jetë top prioriteti juaj pasi që ky është mediumi më i mirë për këtë brend të marketingut.

Ju mund të përdorni Instagramin edhe në një formë tjetër. Enkurajoni punonjësit tuaj që të shpërndajnë postime personale në llogaritë e tyre dhe të caktojnë lokacionin e biznesit tuaj. Këto foto nga jeta në zyre janë saktësisht ajo që ju duhet për të bërë brendin tuaj më të familjarizuar me konstumatorët. Punonjësit tuaj mund të shpërndajnë në rrjetet sociale si Facebook, e po ashtu edhe Instagram. Nëse jeni të mençur në realizimin e kësaj mund të arrini edhe që të përfitoni në shitje prej kësaj.

Për shembull, mendoni krijimin e një vlogu për aventurat e ekipit tuaj. Postet e rregullta me kënaqsi dhe përmbajtje të vlefshme mund të nxisin ndjekës të rinj në kanalet e rrjeteve sociale. Edhe nëse ata nuk arrijnë të gjenerojnë ndonjë shitje, sërish kjo do të jetë një shtytje e PR-it për ju dhe do të ndihmojë që të tërhiqni interesimin me anë të “llafit” mes njerëzve.

Jo të gjitha brendet kanë luksin për të ndërtuar personalitet atraktiv e qesharak të cilin do ta admironte secilin konsumator. Për shembull, një biznes prodhuesi paisjeve hidraulike e ka të vëhtirë krijimin e një personaliteti të brendit të dashur. Sidoqoftë, kur lejoni konsumatorët që të ndërtojnë lidhje më personale me ekipin tuaj mund të ndihmojë kompaninë tuaj që të dallohet prej konkurrencës.

Nëse këto janë gjëra që dëshironi të ndodhin me biznesin tuaj, atëherë filloni që të hidhni në publik personalitetet e shumta të mrekullueshme prapa biznesit tuaj – qysh nga ky moment. /Telegrafi/