6 vjet rresht, për Ju… - Telegrafi Marketing

Telegrafi.com sot mbush gjashtë vjet të themelimit dhe të funksionimit si portal i pavarur informativ në gjuhën shqipe. Çdo përvjetor na gjen më të motivuar për punë, më energjikë, më kreativë, më hulumtues se kurrë më parë. Ne vazhdojmë me xhelozi të ruajmë objektivitetin drejt informimit të paanshëm, krijimin e opinionit publik, si dhe të mbesim model për zhvillimin e portaleve të tjera në hapësirat shqiptare.

 

<foto>

 

Gjatë këtij viti ne kemi arritur që t’i rrisim pozitivisht statistikat tona. Numri i vizitorëve për këtë vit është rritur për 20 për qind, kurse koha mesatare e qëndrimit për një vizitor tani është rrumbullakuar në 10 minuta. Gjithashtu, kohë më parë ne kemi arritur që së bashku, me vizitorët tanë, të rrumbullakojmë shifrën e 200.000 miqve në rrjetin më të popullarizuar social -Facebook. Më shumë – http://goo.gl/JQ0gK

 

<foto>

 

Në mesin e produkteve dhe shërbimeve të cilat i kemi lansuar gjatë këtij viti, vlen të theksohet kompania për blerje online Smard, e cila funksionon si divizion në kuadër të Telegrafit. Me lansimin e Smard-it, ne njëherazi kemi hapur edhe vende të reja pune, duke ndikuar që sado pak të zbusim gjendjen e rëndë të papunësisë nëpër të cilën po kalon vendi ynë.

 

<foto>

 

Ashtu siç është tani më traditë, ngjarjeve me rëndësi të veçantë ne ju ofrojmë hapësira speciale. Gjatë këtij viti, në Ukrainë dhe në Poloni, u mbajt kampionati Evropian i Futbollit, Euro 2012. Për dashamirët e këtij sporti, ne lansuam rubrikën e veçantë, duke ofruar lajme, statistika, analiza për të gjitha ndeshjet e luajtura gjatë këtij kampionati.

 

<foto>

 

Ngjarja më e madhe e këtij viti ishte padyshim 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar. Me këtë rast, ne krijuam rubrikën e cila në formë të një “timeline” paraqiste kronologjinë e ngjarjeve të cilat e kanë përcjellë rrugëtimin e shqiptarëve gjatë 100 viteve të fundit. Po ashtu, ne kemi bërë edhe përmbledhjen komplete dhe të ilustruar të historisë së flamurit tonë kombëtar.

 

<foto>

 

Po ashtu, për lexuesit tanë në prill kemi ideuar versionin mobil të telegrafit, me qasje direkte dhe koncept të veçantë për informim të shpejtë përmes teknologjisë së celularëve të “zgjuar”.

 

Para dy muajve ne lansuam versionin e parë final të platformës për punë dhe përgjatë këtyre dy muajve kemi arritur të jemi urë ideale lidhëse në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Telegrafi gjithmonë ka ofruar po ashtu mbështetje dhe sponsorizim për ide dhe projekte të reja. Gjatë këtij viti kemi mbështetur disa nga ngjarjet më të rëndësishme të organizuara në vendin tonë, si: Kosowwweb Conference, TedxPrishtina, Prishtina Startup Weekend, KosICT etj.

Këto ishin disa nga punët të cilat kanë shënuar përvjetorin tonë të gjashtë.

Për fund, duam t’ju falënderojmë juve vizitorë të nderuar për besueshmërinë ndaj nesh. Do të vazhdojmë edhe më tutje ta zhvillojmë portalin, bashkërisht me ju. Andaj, mos hezitoni asnjëherë të na kontaktoni për çdo gjë që ndërlidhet me interesin tuaj për portalin tonë dhe tuajin – Telegrafi.com.

Falënderimi i veçantë u takon edhe klientëve që përgjatë këtyre gjashtë viteve gjetën hapësirë të na përkrahni përmes aktiviteteve reklamuese. Ne jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhe ju ftojmë që të vazhdoni të na përkrahni edhe më tutje, sepse ne – me produkte dhe shërbime të reja që do t’i lansojmë edhe në të ardhmen – do të lehtësojnë edhe më shumë punën dhe promovimin e biznesit tuaj. /Telegrafi/

 

<youtube  video>