5 arsye pse të reklamoni në Telegrafi.com - Telegrafi Marketing

5 arsye pse të reklamoni në Telegrafi.com

Telegrafi është portal me ndikim dhe me një shkallë të lartë të kredibilitetit në të gjithë trevat shqipfolëse.  Përveç që është lider në fushën e medias online, Telegrafi gjithashtu është një kanal i përkryer i marketingut gjë që e bën zgjedhjen e duhur edhe për fushatat politike.

Më poshtë gjeni pesë arsye pse biznesi juaj duhet të reklamojë në Telegrafi.com.

1. Telegrafi është portali më i madh dhe më kredibil në gjuhën shqipe

Telegrafi është portal lider në gjuhën shqipe i cili me seriozitet e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve qysh prej themelimit. Pavarësia editoriale, korrektësia dhe stafi profesional kanë ndikuar që portali të jetë burimi më i besueshëm i lajmeve në të gjithë trevat shqipfolëse. Telegrafi gjithashtu posedon një audiencë të gjerë e të cilësisë së lartë, të cilët janë vizitorë të rregullt të portalit.

2. Ne përdorim fuqinë e emrit tonë për të arritur audiencën e duhur për ju

Përmes reklamimit në Telegrafi.com, ju do të arrini në kohë dhe me sukses t’i plotësoni objektivat e kampanjës tuaj. Duke filluar nga një buxhet minimal, ne ju ofrojmë pozicionet kryesore dhe menaxhimin e tyre varësisht nga qëllimi juaj. Mbi 200 biznese kanë zgjedhur Telegrafin si mediumin e tyre të preferuar digjital për të reklamuar, duke realizuar me sukses mbi 1,200 fushata reklamuese vetëm në vitin që kemi lënë pas.

3. Produkte unike të reklamimit online

Në Telegrafi ofrohen disa nga llojet më të mira të reklamimit online duke filluar nga reklamat në desktop, pajisje mobile, artikuj të sponsoruar dhe produkte unike të tilla si: Native Ad.

Edhe pse diçka e re për tregun tonë, Native Ad është formë e reklamimit  të cilën e posedon vetëm Telegrafi. Native Ad duket si një lajm i zakonshëm i cili nuk e shpërqendron lexuesin dhe në të njëjtën kohë ofron informatë të ngjashme me lajmet tjera, e cila mund të jetë në dobi të lexuesit.

Disa nga format si mund të përdoret Native Ad janë mesazhet “Call to Action” të tilla si: regjistrohu, shiko videon, blej tani, shkarko aplikacionin, lexo më shumë, rezervo tani etj.

4. Përputhje e reklamave me interesat e përdoruesit & targetim i saktë i audiencës

Marketingu në përgjithësi deri në kohët e fundit ka pasur të bëjë me audiencën masive. Tani pasi që marketingu online është bërë një kanal kryesor i reklamimit, targetimi dhe komunikimi me audiencën e synuar është bërë çështja kryesore.  Në Telegrafi investimet e vazhdueshme në teknologji mundësojnë targetimin e konsumatorëve me mënyrat më të avancuara në treg. Përmes reklamimit në Telegrafi, biznesi juaj do të jetë më afër se kurrë konsumatorëve aktual dhe atyre potencial.

Disa prej metodave kryesore të targetimit janë: 

Geo-Targeting – Mundëson zgjedhjen e vendeve në të cilat dëshironi të shfaqet reklama
Time Targeting – Mundëson menaxhimin e kohës/ditës kur dëshironi të shfaqet reklama
Frequency capping – Mundësia e përcaktimit sa herë do të shfaqet reklama tek një vizitor unik
Retargeting – Reklama shfaqet tek vizitorët që kanë shprehur interesim në fushën apo brendin e një kompanie/biznesi
Device Targeting – Përcaktimi i shfaqjes së reklamës duke u bazuar nga lloji i pajisjes (Desktop, Mobile, Tablet)
Operating System Targeting – Kufizimi i shfaqjes së reklamës vetëm tek Sistemet e caktuara Operative, si Windows, MAC iOS, iOS apo Android.
Browser Targeting – Shfaqja e reklamës sipas shfletuesit të internetit (Google Chrome, Firefox, Opera, IE, etj.)

5. Monitorimi dhe dërgimi i statistikave dhe rezultateve

Pozicionimi si lider në tregun shqipfolës, klientëve tanë ju mundëson që me sukses të zhvillojnë kampanjën e tyre online dhe mbi të gjitha t’i monitorojnë statistikat dhe rezultatet e reklamës së tyre. Sipas kërkesës, klienti pranon dëshmitë e reklamimit dhe raportet e kërkuara për një kampanjë apo periudhë të caktuar kohore.

Pa dyshim Telegrafi gjithnjë ndjekë trendet e fundit dhe investon vazhdimisht në teknologjitë më inovative që ofrohen në botë. Pjesa më e bukur e platformës tanë janë statistikat dhe shumëllojshmëria e të dhënave që i gjeneron ajo për të kuptuar në detaje se si ka performuar një kampanjë.

Platforma e Telegrafit i gjeneron mbi 20 parametra që nga sasia e shfaqjeve, sa vizitorë unik, klikushmërinë, sasinë e kohës se sa është ekspozuar një reklamë në ekranin e lexuesit, koha e qëndrimit së kursorit të mausit mbi një reklamë si dhe vendi i klikimeve mbi baner. Këto dhe shume veçori të tjera bëjnë që kampanjat e klientëve tanë të bëhen më precize dhe më të suksesshme.