Një miks i shkathtësive të reja e të vjetra - që i duhen secilit mjeshtri të PR-it - Telegrafi Marketing

Një miks i shkathtësive të reja e të vjetra – që i duhen secilit mjeshtri të PR-it

Shkruan: Arnolld Korenica

Profesionistët e PR-it duhet që të adaptohen me mjete dhe trende të reja, por disa taktika kurrë nuk dalin nga “moda”.

Roli i një profesionisti të PR-it është zgjeruar në shumë fusha – digjitale, rrjetet sociale, marketing – aq sa është e vështirë që të dihet se cilat shkathtësi duhen për të kryer këtë punë kaq të shumëanshme.

Janë dy shkathtësi të vjetra që kurrë nuk i venitë koha dhe dy tjera të reja që duhet t’i posedoni në dispozicionin tuaj. Natyrisht, ka edhe shumë të tjera dhe vazhdimisht të reja që po shfaqen me evoluimin e këtij profesioni.

Shkathtësitë që nuk i venitë koha

1. Aftësia për të shkruar fjali të thjeshta deklarative kurrë nuk dalin nga moda

Për t’i shtyrë përpara ide dhe storiet e ndryshme, është kritike që të zotëroni shkathtësi në të shkruar.

Qartësia dhe shkurtësia janë kyçe kur ju qaseni gazetarëe. A u ndizet atyre drita kur e lexojnë prozën tuaj? A mund ta kuptojnë ata saktësisht atë që ju dëshironi të tregoni dhe pse ajo është e rëndësishme? Pse ata duhet të brengosen për atë gjë?

Shumë gazetarë marrin nga 400 e-maila në ditë, kështu që për të tërhequr vëmendjen ju duhet që të përshtatni atë që dëshironi të thuani në fjali mirë të formuluara. Reporterët janë shkrimtarë dhe mjaft kritikë për atë që pranojnë në e-mail. Nëse ka gabime gramatikore, teksti është jo bindës dhe jo i saktë, atëherë kredibiliteti juaj si profesionist do të vihet në pikëpyetje.

2. Gjithmonë identifikoni dhe kuptoni audiencat kyçe

Teksa secili profesionsit i PR-it ëndërron që të zë vend në mediat më prestigjioze dhe më të lexuara, lexuesit e këtyre mediave mund të mos jenë audienca e duhur për mesazhin tuaj.

Para realizimit të një plani e strategjie mediatike, është kritike që të identifikoni kujt do t’i drejtoheni, kush do të blejë produktin apo shërbimin tuaj? Çfarë moshe kanë ata ku jetojnë dhe çka po lexojnë, shikojnë e konsumojnë? Në momntin që keni fotografi më të qartë të audiencës tuaj, atëherë ju mund të vendosni se cili medium ja vlen që të jetë synimi juaj dhe që ju dizajnon caqet me përpikmëri.

Dy shkathtësi të reja esenciale

1. Përshtatni kontentin me platformën tuaj

Ditët e të shkruarit një komunikate për media dhe të dërgimti të saj te 200 gazetarët mund të thuhet se ka mbaruar. Me zhvillimin e platformave të ndryshme sociale dhe influencuesve në rrjetet sociale, ju do të duhet që të ri-ndërtoni storien tuaj për secilën platformë – veç e veç!

Edhe pse ndonjë agjenci e lajmeve mund të duket e interesuar që të lexojë ndonjë komunikatë tuajën apo studim tuajin, një media moderne online mund të preferojë një video të një profesori në laborator për të treguar punën e tij dhe të gjeturat e tij kryesore. Alternativë mund të jetë një storie në Instagram që reflekton ditën e jetës së një shkenctari.

Është e rëndësishme cilat platforma do t’i zgjedhni për të targetuar audiencën dhe më pas të shtyni përpara përpjekjen për të krijuar përmbajtje e cila do të zhvillohet mirë në mediumin specifik.

Ju po ashtu duhet të jeni fleksibilë dhe të durueshëm për t’u adaptuar shprehive individuale të një gazetari apo influenceri. Kuptoni se kush dëshiron një email në 07:00 të mëngjesit dhe kush lexon njoftimet në Twitter. Është pak më shumë punë, por rezultatet nga personalizimi i ‘pitchit’ tuaj dhe metodës së qasjes do të jetë mjaft e vlefshme.

2. Keni vullnetin për t’u larguar nga strukturat e vjetra – dhe thyeni rregullat

Stili si shkruani për një gazetë ose portal ka ende vendin e vet, por për shkak se “pitchingu” është kaq individual, mënyra se si shkruani do të jetë e ndryshueshme. Nëse mund të adaptoni stilin tuaj me stilin e platformave të ndryshme dhe të tregoni se ju kuptoni atë që ata bëjnë dhe atë që dëshiron audienca e tyre, atëherë do të keni gjasa më të mëdha për të kapur audiencën e tyre.

Tip Bonus

Në të kaluarën, kurrë nuk do të kontaktonit një gazetar më shumë se dy herë. Bëhuni gati që të ndjekni instinktin tuaj, jo ndonjë rregulle të caktuar.

Nëse keni bërë detyrat e shtëpisë, keni arritur të bëni një shkrim të mirë të përshtatshëm për vendin ku po e dërgoni dhe që është në interes të gazetarit që po e dërgoni, atëherë vazhdoni të kontaktoni atë derisa të merrni një përgjigje. Gjasat janë që ai ose ajo të mos e ketë parë fare shkrimin tuaj. Tani që njerëzit mund të telefonojnë, të shkrujanë mesazhe, e-maile e tweeta te një gazetar, thjeshtë ata janë tejet të zënë për t’i arritur të gjitha punët brenda një dite dhe pikërisht mesazhi juaj mund t’u ikë atyre.

Nëse arrini që t’i kontaktoni herë pas here me stil dhe me një qasje të respektueshme dhe të përfshini informata të dobishme, ju mund të tentoni që të kontaktoni sërish dhe të merrni një përgjigje – atë që pikërisht juve u duhet.

Industria e PR-it ka ndryshuar drastikisht dhe ju do të duhet që të shfrytëzoni edhe shkathtësitë e vjetra edhe të reja për të arritur sukses në ditët e sotme.

Citoj Michael Smartin, “Nëse kaloni 80 për qind të kohës tuaj në 20 për qind të listës tuaj që ka më së shumti influencë në audiencën tuaj – atëherë do të jeni të suksesshëm”.

/Telegrafi/