Tre mënyra për të tejkaluar stresin në punë - Telegrafi Marketing

Tre mënyra për të tejkaluar stresin në punë

Personat që kujdesen për të reduktuar stresin janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm në punë dhe në shtëpi. Nganjëherë, stresi në punë mund të duket i padurueshëm. Kur jemi të stresuar në punë,  shpërqendrohemi më lehtë, jemi të frustruar dhe pengohemi në arritjen e objektivave që janë caktuar. Stresi nga puna mund të ndikojë edhe në jetën personale.

Tejkaloni stresin duke i kushtuar më shumë rëndësi tre hapave më poshtë:

Kërkoni ndihmë

Kërkoni ndihmë kur keni nevojë për të. Është mirë të pyesësh të tjerët për ndonjë këshillë ose vetëm të bisedoni. Nëse nuk mund të kërkoni ndihmë në ambientin e punës atëherë këtë mund ta kërkoni nga familja ose miqtë.

Mos konkurroni por bashkëpunoni

Një studim psikologjik, tregon se mbështetja sociale është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të mirë fizik dhe mendor. Në përgjithësi, duket se mbështetja pozitive sociale mund të rrisë elasticitetin ndaj stresit. Nëse punën e merrni si konkurrencë dhe tërë kohen e krahasoni vetën me dikë tjetër padyshim që kjo do të rritë nivelin e stresit. Kështu që mundohuni të bashkëpunoni me partnerët, kolegët ose punonjësit tuaj dhe krijoni marrëdhënie sa më të mira me ta sepse kjo do të ndihmojë në reduktimin e stresit.

Flini më shumë

Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Ai mund të ndikojnë në kujtesë, produktivitetin, gjykimin dhe gjendjen shpirtërore. Prandaj largohuni më herët nga puna kur jeni të lodhur ose provoni të gjeni më shumë kohë për të fjetur.

Së fundi, bëni çmos për të mbajtur një qëndrim pozitiv dhe qëndroni larg stresit në punë. /Telegrafi/