Tre hapa si të përgatisni biznesin tuaj për zbritjet e mëdha të “Black Friday” - Telegrafi Marketing

Tre hapa si të përgatisni biznesin tuaj për zbritjet e mëdha të “Black Friday”

A e dini si mund të siguroheni që biznesi juaj të jetë gati për ditën më të madhe tregtare të vitit dhe fillimin e sezonit të festave të fundvitit? Padyshim që nuk është herët për të filluar përgatitjet për “Black Friday”, dhe shumica e bizneseve më të mëdha botërore përgatitjet i fillojnë disa muaj më parë.

Përveç përgatitjeve të përgjithshme rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet marketingut dhe zgjedhjes se çka dhe kur do të promovohet. Më poshtë gjeni disa hapa në të cilat duhet të fokusohen bizneset gjatë përgaditjes për “Black Friday”

Krijoni një plan

Si planifikoni të njoftoni konsumatorët për zbritjet dhe produktet në dyqanin tuaj? Në cilat produkte keni ndërmend të fokusoheni këtë sezonë? Çfarë promovimesh dhe zbritje do të keni, dhe si do t’i promovoni ato? Për të gjetur përgjigje në këto pyetje kaq të rëndësishme ju nevojitet një plan i hartuar me kujdes dhe i detajuar i cili do të ndihmonte shumë përgatitjet e biznesit tuaj për “Black Friday”

Përgatitni stafin tuaj

Së pari, sigurohuni që i gjithë stafi të jenë të informuar për rëndësinë e kësaj dite dhe të jenë të vetëdijshëm se në atë ditë biznesi do të ketë nevojë për ta. Sigurohuni që punonjësit tuaj të jenë të informuar mirë me çfarëdo promovimi ose shitjeje që do të bëni. Së fundi, nëse mundeni, ofroni disa lehtësira gjatë ditës për stafin tuaj duke ju ofruar pije dhe ushqime dhe duke i motivuar.

Promovoni zbritjet

Sigurohuni që faqja juaj e internetit të përditësohet me disa detaje kyçe rreth zbritjeve gjatë “Black Friday”.  Një gjë shumë e rëndësishme është edhe promovimi. Përdorni të gjitha kanalet e mediave sociale për të promovuar ofertat tuaja të veçanta. Mediat digjitale gjithashtu janë një metodë jashtëzakonisht e mirë për të promovuar zbritjet dhe në të njëjtën kohë të arrini të depërtoni te një audiencë shumë e gjerë.  /Telegrafi/