Tre benefite interesante të Native Ad - Telegrafi Marketing

Tre benefite interesante të Native Ad

Si një formë më e re e reklamimit e cila dita e ditës po bëhet “virale”, Native Ad ka fituar një popullaritet të shpejtë në botën e marketingut dixhital.

Shanset janë se ju deri tani keni parë një numër të konsiderueshëm të Native Ads në uebfaqe të ndryshme në internet dhe ndoshta nuk e keni vërejtur fare se ka qenë reklamë. Ato mund të jenë shfaqur si përmbajtje e sygjeruar në Facebook, Twitter, ose si artikuj në media të ndryshme.

Me qenë se është duke u bërë një formë shumë e fuqishme e reklamimit, më poshtë gjeni tri benefite të Native Ad.

Native Ad kap më shumë vëmendjen e audiencës

Nëse një reklamë nuk arrin të kapë vëmendjen e audiencës atëherë ajo nuk ka kuptim. Për profesionistët në botën e marketingut, metrikat e performancës janë thelbësore, dhe fushatat e reklamave Native zakonisht ofrojnë norma më të larta dhe angazhim më të madh të audiencës se pothuajse çdo reklamë tjetër në internet.

Krijon lidhje më të ngushta me konsumatorët

Sot, krijimi i një marrëdhënieje që inkurajon lidhjen dhe besnikërinë ndaj klientëve tuaj është një pjesë thelbësore jo vetëm për ndërtimin e një rrjeti të konsumatorëve të përkushtuar, të vazhdueshëm, por edhe për inkurajimin e fitimit të konsumatorëve të rinj.

Sa më shumë që biznesi juaj angazhohet përmes reklamimit me një audiencë duke përdorur gjuhën e tyre, aq më shumë do të keni mundësi të krijoni një marrëdhënie më të mirë me ta.

Ruan imazhin e brendit

Kur njerëzit bëjnë blerje në internet, shumica e tyre nuk janë duke kërkuar thjesht një produkt apo shërbim të ri por edhe një zgjedhje për problemet e tyre. Në këtë rast ata vlerësojnë përmbajtje të vlefshme nga markat që duket se duan të japin ndihmë, në vend që thjesht të bëjnë para përmes reklamimit.

Duke përdorur Native Ads, është e mundur të prezantoni përmbajtjen në një mënyrë delikate dhe bindëse që ofron informata të dobishme për klientët. Me fjalë të tjera, ju bindni klientët tuaj se ju intereson më shumë sesa vetëm paratë e tyre. Në këtë mënyrë ju kujdeseni për imazhin tuaj e gjithashtu qëndroni afër konsumatorëve dhe ata shpesh do t’ju shpërblejnë për këtë përpjekje me besnikërinë e tyre.

Artikulli i fundit Çfarë është Native Ad?