Native Ad është një formë reklame e cila publikohet në internet dhe i ngjan pothuajse plotësisht përmbajtjes që gjendet në atë uebfaqe ku publikohet, por paguhet nga një reklamues dhe synon të promovojë një produkt ose shërbim.
Karakteristikë e Native Ad është përputhja me pamjen, ndjenjën dhe funksionimin e formatit të medias në të cilin shfaqen.
Native Ads shpesh gjenden në rrjete sociale ose media dhe shfaqen si “përmbajtje e rekomanduar”. Ndryshe nga banerat Native Ads nuk duken plotësisht si reklamë por si pjesë normale e faqes.
Përderisa përmbajtja është relevante dhe interesante gjithmonë do të zgjojnë interesimin e audiencës dhe kjo e bën një metodë e shkëlqyer të reklamimit sepse nuk e irriton audiencën.
Edhe në rastet kur audienca është e vetëdijshme se po shikon një formë reklame, thjeshtë nuk e pengon dhe ka një rol të rëndësishëm në efektin e blerjes.
Cfarë konsiderohet Native Ad?
Disa prej shembujve të zakonshëm janë:
-Përmbajtja e paguar nga kompanitë në media dixhitale apo revista.
-Postime të sponsorizuara në mediat sociale si Facebook, LinkedIn,Twitter etj.
Pse Native Ad?
Gjatë vitit 2019 kjo metodë e reklamimit besohet se do të përjetojë një rritje të jashtëzakonshme, gjë e cila ka filluar qysh prej viteve të fundit. Një numër i madh i reklamuesve kanë përqafuar këtë formë të promovimit për shkak të efektshmërisë së lartë.
Bizneset të cilat kanë ditur të zgjedhin Native Ad, gjithashtu kanë arritur të tërheqin vëmendjen e audiencës së tyre duke i ofruar një reklamë përmes një eksperience plotësisht të re.
Native Ad në tregun tonë
Edhe pse një trend global, Native Ad në tregun tonë konsiderohet akoma si diçka e re. Pas investimeve të shumta në platformat më të avancuara teknologjike, Telegrafi ka qenë dhe mbetet media e parë dixhitale në regjion që e ka implementuar edhe formën e ashtuquajtur të reklamimit Native Ad.
Pas lansimit të këtij produkti, për një periudhë të konsiderueshme kohore ka qenë në testim ku vazhdimisht janë nxjerrë statistika të performancës. Rezultatet e kampanjave të promovuara me Native Ad në Telegraf kanë qenë thjeshtë mbreslënëse. Vetëm përgjatë vitit 2018 janë arritur një total prej rreth 365,000 klikimeve, me një shkallë të lartë efikasiteti me një mesatare prej 0.75% CTR dhe me rekord-kulminacion tejet mbreslënës prej 4.32% CTR në 100,000 shfaqje.
Ky produkt është duke u pëlqyer çdo ditë e më shumë edhe nga bizneset për shkak të rezultateve të shkëlqyeshme. Për këtë arsye kemi vendosur ta zhvillojmë dhe promovojmë si një ndër metodat më të suksesshme të reklamimit në Telegraf.
Karakteristikat e përdorimit të Native Ad
Si një formë e reklamës e cila përshtatet plotësisht me faqen ku publikohet dhe është në harmoni të plotë me stilin dhe dizajnin e asaj faqe, Native Ad ka edhe disa karakteristika tjera që e bëjnë të veçantë. Më poshtë janë renditur tre hapa kryesor të cilët nëse ndjeken me kujdes dhe ju kushtohet rëndësi, si përfundim do të arrihet një reklamë të cilën nuk do të donit ta humbisni.
– Imazhe mahnitëse
Hapi i parë është përdorimi i fotografive atraktive dhe me kualitet të lartë të cilat e bëjnë për vete syrin e audiencës dhe automatikisht nxit reagimin e tyre për të vazhduar më tej me eksplorimin e asaj reklame.
– Mesazhi apo titulli i reklamës
Një prej komponenteve kryesore që e bëjnë reklamën tërheqëse është padyshim titulli. Një titull ose mesazh kuptimplotë, i thurur me kujdes dhe që tregon në mënyrë mistike historinë që fshihet prapa imazhit është pikë kyqe në rrugëtimin e krijimit të një reklame të fuqishme.
-Butoni “Call To Action”
Mënyra se si e ftoni lexuesin për të vazhduar konsumin e reklamës është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mesazhet që mund të shfaqen në butonin “Call To Action” janë të shumta. Ato mund të kenë thirje të tilla si: Lexo më shumë, Apliko Tani, Regjistrohu Këtu, Shkarko Aplikacionin, Mëso më Shumë etj. Pra varësisht prej llojit të përmbajtjes së Native Ad mund të vendoset edhe mesazhi në fund.
Në Telegrafi aktualisht ofrohen dy lloje të Native Ad:
-Classic Native Ad (me fotografi)
-Video Native Ad ( me video)
Classic Native Ad publikohet në faqen kryesore apo ballinë, në rubrika dhe brenda artikujve ndërsa Native Video gjendet vetëm brenda artikujve në të gjitha rubrikat.