Si të ndërthurni historinë e brendit tuaj në një video dhe pse është e rëndësishme një video marketing?!   - Telegrafi Marketing

Si të ndërthurni historinë e brendit tuaj në një video dhe pse është e rëndësishme një video marketing?!  

Video marketingu është bërë lider i strategjisë së përmbajtjes në botën e marketingut dhe është përmbajtja që audienca juaj pret në të ardhmen. Sa më herët të filloni me video, aq më i mirë është suksesi juaj në planin afatgjatë.

Nëse përmbajtja e biznesit tuaj duhet të dallohet nga turma, atëherë është e rëndësishme të shfrytëzoni fuqinë e reklamimit përmes videove.

Të gjithëve na pëlqen një histori e mirë. Si qenie njerëzore, ne jemi të prirur psikologjikisht t’i shijojmë ato, tregimet na ndihmojnë të kuptojmë botën, konceptet, emocionet, moralin, shoqërinë dhe shumë më tepër.

Tregimet në video krijojnë një lidhje emocionale

Tregimet në video ftojnë audiencën të hyjë në këpucët e personazhit kryesor dhe ta imagjinojë veten duke kaluar nëpër të njëjtat sprova dhe triumfe.

Marketingu përmes videos është i fuqishëm sepse e joshni audiencën tuaj të synuar që të ju bashkohet në një udhëtim që ju bën atyre të ditur se pse të blejnë nga ju.

Video mund ta bëjë markën tuaj më të paharrueshme pasi truri ynë njerëzor e ka shumë më të lehtë të kujtojë pikat kryesore të një historie sesa një listë karakteristikash. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të krijoni një lidhje më të thellë emocionale me klientët tuaj, të siguroni më shumë shitje.

Nga videot e marketingut 10 sekondash në Instagram te filmat tre-orëshe ose tregimet e shkurtra për fëmijë e deri te romanet klasike, shumica e tregimeve tregohen në tre akte:

Akti i parë – vendos skenën dhe tërheq audiencën

Akti i dytë – trego historinë, duke përmbushur aktin e parë

Akti i tretë – zgjidh dhe përfundo historinë, duke u dhënë shikuesve një fund të kënaqshëm – me mesazhe marketingu, akti i tretë mund të përfundojë me një thirrje për veprim

Ky ‘rregull i treve’ mund të zbatohet në shumicën e mesazheve të marketingut dhe është një mënyrë e fortë për të përcaktuar historinë që dëshironi të tregoni në videon tuaj.

Ju mund të përdorni videon për të treguar se si i mbështesni klientët tuaj për t’i ndihmuar ata të arrijnë atë që duan. Kjo mund të jetë duke u dhënë atyre mjetet më të mira, njohuri të brendshme, një udhëtim më të lehtë ose diçka tjetër krejtësisht.

Njihni thirrjen tuaj për veprim

Edhe me videot më bindëse dhe efektive të marketingut, është thelbësore të sigurohet një thirrje e qartë për veprim. Çfarë dëshirojnë të bëjnë më pas njerëzit që shikojnë videon? Njerëzit nuk do të veprojnë nëse nuk u tregoni atyre.

Nëse dëshironi ta bëni videon një pjesë fitimprurëse të biznesit tuaj, është e rëndësishme që të keni një strategji marketingu video që shtrihet përtej strategjisë suaj normale të marketingut digjital dhe maksimizon ndikimin e videove që prodhoni.