Si ta definoni audiencën që duhet ta targetoni për biznesin tuaj? - Telegrafi Marketing

Si ta definoni audiencën që duhet ta targetoni për biznesin tuaj?

Askush nuk ka para të mjaftueshme sa për ta targetuar çdo kënd në marketing. Madje shumica e bizneseve të suksesshme e pranojnë se definimi dhe përcaktimi i audiencës së duhur për targetim është çelësi drejt suksesit. Çdo biznes mund të lulëzojë kur e targetoni audiencën e duhur.

Sidoqoftë, jo gjithmonë pronarët e bizneseve arrijnë ta bëjnë targetimin e duhur, prandaj përmes këtij blogi jua japim disa këshilla se si mund ta bëni këtë.

Por, para se të vazhdojmë tutje, fillimisht ta zbulojmë…

Çfarë është audienca e targetuar?

Në marketing dhe reklamim, audienca e targetuar është një grup i konsumatorëve që identifikohen si targete apo “pranues” të një reklame apo mesazhi.

Me terma jo teknik, audienca e targetuar është grupi i njerëzve që më së shumti priren t’i blejnë  produktet apo shërbimet e biznesit që e keni.

Audiencat e targetuara kryesisht i ndajnë të njëjtat karakteristika apo trajta, siç janë:

– Mosha
– Gjinia
– Lokacioni
– Statusi martesor
– Edukimi
– Religjioni
– Statusi martesor, etj.

Të gjitha këto karakteristika janë esenciale për ta kuptuar se si duhet identifikuar audienca juaj e targetuar. P.sh. nëse jeni duke shitur ushqim bebesh, atëherë ju duhet t’i targetoni prindërit apo nënat amvise.

Hapat që duhet t’i ndiqni për ta definuar audiencën e targetuar dhe për t’iu shërbyer atyre menjëherë

1. Kuptoni pikat e dobëta të konsumatorëve

Fillimisht duhet t’i definoni pikat e dobëta të konsumatorit, gjë e cila është e domosdoshme për ta definuar audiencën që duhet targetuar sepse pastaj keni çfarë t’iu ofroni.

P.sh. nëse keni biznes Rent a Car, atëherë ju duhet t’i identifikoni vështirësitë e njerëzve që kanë problem kur marrin kerr me qira. Pastaj e ngushtoni listën duke i targetuar moshat 21-50 vjeç dhe vetëm ata që janë të interesuar për të marrë Rent a Car.

Një mënyrë për të mbledhur të dhëna është duke ofruar çmime speciale dhe kupona për ata që e vizitojnë uebsajtin tuaj.

2. Segmentoni konsumatorët e targetuar

Pasi ta keni përfunduar hapin e haprë, ju duhet t’i listoni të gjithë konsumatorët me segmente të ndryshme për t’u siguruar se jeni duke e definuar audiencën e targetuar siç duhet. Thjesht mund t’i gruponi ata në bazë të lokacionit, moshës, ata që kanë më shumë të ardhura, në bazë të statusit martesor, gjinisë, etj.

Një shembull se si bëhet segmentimi i konsumatorëve është duke i segmentuar individët që kanë të ardhura të larta dhe që jetojnë në një lagje të caktuar.

3. Demonstrimi i benefitit të kostos së oportunitetit për konsumatorët potencialë

Shumicën e kohës, konsumatorët nuk janë të vetëdijshëm për kostot e oportunitetit. Nëse thjesht arrini t’ia bëni me dije konsumatorëve se cila është kostoja e ballafaqimit me probleme të caktuara në vend se t’i zgjidhin menjëherë, atëherë produkti juaj bëhet më joshës.

4. Targetimi në bazë të interesimit

Mos e harroni thënien e kamotshme “hekuri rrihet sa është i nxehtë”.

Me mediat digjitale, si asnjëherë më parë është e lehtë targetimi i njerëzve në bazë të interesimit.

Ndryshe prej reklamimeve në TV, reklamimet në media digjitale (si psh Facebook Ads, Google Ads, etj.) vijnë me kontroll të plotë. Kjo nënkupton se ju mund t’i targetoni grupet e konsumatorëve që janë të interesuar duke i gjurmuar sjelljet e tyre në internet dhe kështu keni targetim më të personalizuar.

5. Identifikimi i interesave nga baza momentale e konsumatorëve

Një mënyrë e mahnitshme për ta definuar një konsumator që duhet targetuar është duke e analizuar bazën momentale të konsumatorëve që e keni.

Bëjani vetes këto pyetje:

  • Kush janë konsumatorët tuaj momentalë?
    • Çfarë blejnë nga ju?
    • Çfarë trajta e interesa kanë të përbashkët?
    • Cilat prej këtyre trajtave e interesave sjellin konsumatorë që paguajnë më shumë?

Duke i pasur përgjigjet e këtyre pyetjeve, ju mund t’i gjeni më lehtë grupet tjera të interesit që kanë karakteristika të njëjta.

6. Analizojeni konkurrencën

Konkurrenca juaj veçse mund ta ketë definuar audiencën e tyre për ta targetuar dhe mund të jenë duke i shërbyer atyre reklama. Ju gjithmonë mund ta targetoni audiencën e tyre nëse nuk dëshironi të shpenzoni shumë kohë duke hulumtuar.

Sidoqoftë, ndjekja e të njëjtit treg apo audiencë mund të jetë sfidë e madhe për ju. Prandaj ne ju rekomandojmë ta gjeni një treg apo grup tjetër të njerëzve që konkurrenca është duke e neglizhuar.

7. Analizoni produktet apo shërbimet që ju i ofroni

Pavarësisht çfarë biznesi keni, ju duhet t’i analizoni produktet dhe shërbimet në mënyrë që ta kuptoni më mirë procesin e definimit të audiencës që duhet targetuar.

Ju duhet t’i prekni pikat e dobëta të konsumatorëve duke u treguar atyre se si shërbimet apo produktet tuaja ju veçojnë në treg.

8. Identifikimi i zonës së duhur për ta hulumtuar audiencën

Në marketing digjital, është e lehtë ta përcaktoni influksin e audiencave të interesuara nga kanale të ndryshme. Sipas Databox, content marketingu apo thjeshtë blog-et sjellin më shumë konsumatorë të interesuar.

Më poshtë e keni një ilustrim se cila zonë është më e rëndësishmja për hulumtim të audiencës! Renditja është në bazë të rëndësisë:

9. Merrni në konsideratë psikografikun e konsumatorëve që doni t’i targetoni

Psikografia e njerëzve që i targetoni luan rol krucial në kampanjat e marketingut.

Psikografia e personave të targetuar i përfshinë, por nuk limitohet me:

– Personalitetin
– Sjelljet

– Vlerat
– Intereset/hobit
– Stilin e jetesës