Këshilla dhe strategji të marketingut për “Black Friday” - Telegrafi Marketing

Këshilla dhe strategji të marketingut për “Black Friday”

Siç edhe e dimë të gjithë, Black Friday është një ngjarje vjetore e shopping-ut ku bizneset ofrojnë zbritje të mëdha për produktet dhe shërbimet e tyre.

Sipas një studimi të vitit 2019, shitjet online për Black Friday kishin gjeneruar 7.4 miliardë dollarë vetëm në ShBA gjatë vitit të kaluar.

Kjo shifër pritet të rritet, duke e bërë një mundësi të mirë për biznes.

Marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa ide të marketingut për Black Friday, të cilat janë të lehta për t’u implementuar.

Krijojeni një listë të e-mailave dhe ndani konsumatorët në kategori

Një studim ka zbuluar se e-mail marketingu gjeneron rreth 38 dollarë për çdo dollarë të shpenzuar. Kjo e bën e-mail marketingut një prej mënyrave më efektive të strategjive të marketingut për bizneset e-commerce.

Në fakt, 59% e bizneseve thonë se burimi i tyre më i rëndësishëm i ROI (kthimit në investim) është e-mail marketingut.

Ekspertët thonë se bazën e konsumatorëve që e keni duhet ta ndani në tri grupe bazuar në blerjet që ata i kanë bërë online:

• Konsumatorët që kanë blerë vetëm një herë.
Konsumatorët që vetëm i vendosin produktet në shportë, por asnjëherë nuk i blejnë.
• Konsumatorët besnikë që rregullisht blejnë online.

Kjo ndarje do t’ju ndihmojë ta personalizoni strategjinë e e-mail marketingut në mënyrë që ta tërhiqni secilin konsumator individualisht.

Ndërtojeni prezencën online në rrjete sociale

Vlerësohet se 72% e të rriturve vetëm në ShBA e përdorin të paktën një platformë të rrjeteve sociale. Të gjithë këta janë konsumatorë potencialë.

Platformat e rrjeteve sociale ofrojnë një mundësi unike për të komunikuar me konsumatorët tuaj në një nivel më personal.

Ka dy mënyra se si mund ta rritni prezencën në rrjete sociale – në mënyrë organike dhe përmes pagesave.

Të dyja janë efektive dhe funksionojnë mahnitshëm njëkohësisht.

Prej metodave për ta rritur prezencën në rrjete sociale në mënyrë organike janë:

• Komentet e blerësve. Inkurajoni blerësit që t’ju lënë komente në rrjete sociale.
Angazhojeni audiencën tuaj. Reagoni postimeve në rrjete sociale, komenteve dhe mesazheve që lidhen me brendin tuaj.
Përmbajtje e gjeneruar nga blerësi. Inkurajoni blerësit të postojnë kontent të brendit tuaj dhe t’jua bëjnë ‘tag’ brendin në foto, video, etj.

Optimizojeni ueb sajtin

Koha se sa merr që ueb faqja juaj të hapet ndikon direkt në ‘Bounce Rate’.

Bounc Rate tregon se sa njerëz e kanë vizituar ueb sajtin tuaj dhe kanë dalë menjëherë.

Sipas statistikave, nëse koha e hapjes së faqes suaj është më e gjatë se 5 sekonda, atëherë 38% e vizitorëve menjëherë do të largohen nga sajti juaj.

Kjo është në veçanti e vërtetë për ditët si Black Friday.

Krijoni URGJENCË

Krijimi i “urgjencave” është një taktikë e njohur e marketingut për t’i rritur shitjet. Është në veçanti e përdorshme gjatë sezonës së shoppingut.

Disa prej mënyrave më të mira për ta implementuar këtë strategji gjatë Black Friday është:

• Ofroni postën falës për një periudhë të kufizuar të kohës ose sasi të limituar të blerësve. Vetëm sot posta falas për çdo produkt të blerë” ose “Posta falas për 20 blerësit e parë”
Tregojeni stokun e limituar të produkteve. Blini menjëherë këtë bluzë të edicionit të limituar”
Oferta me kohë të kufizuar. 24 orë super zbritje”
Kohëmatës. Vendoseni një orë që numëron mbrapsht në faqen tuaj për të krijuar ndjenjën se koha po kalon!