Për shkak të mundësive të shumta të cilat ofrohen përmes aplikacioneve pa pagese për krijimin e sondazheve online, ju sot shumë lehtë mund ta masni kënaqësinë e konsumatorëve apo interesimin e një produkti të ri të cilin planifikoni ta lansoni në treg.
Gjatë përdorimit të këtyre aplikacioneve për krijimin e sondazheve online, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë përpilimit të sondazhit, ashtu që t’i merrni informatat e duhura nga rezultatet e sondazhit.
1. Hulumtim paraprak
Aplikacionet online ju mundësojnë që ju të krijoni sondazhe të shumëfishta duke mos pasur nevojë që përmes një sondazhi t’i përfshini të gjitha pikat të cilat doni t’i hulumtoni në tregun tuaj.
Andaj duheni të dini se çfarë dëshironi:
Çfarë informata dëshironi të merrni nga sondazhi juaj?
Çfarë dëshironi apo planifikoni të bëni me ato informata?
Objektiva të ndryshme kërkojnë të dhëna të ndryshme nga konsumatorët aktual apo konsumatorët potencial. Kështu që, informatat të cilat i merrni para lansimit të një ueb-faqe janë ndryshe nga informatat të cilat mund t’i merrni para se të shtoni një tipar për një ueb-faqe ekzistuese.
2. Përcaktoni tragetin për sondazhin tuaj
Thuaj se të gjitha aplikacionet për përpilimin e sondazheve ju mundësojnë të fusni listë të emailave. Si të vendosni se cilët njerëz duhet të jenë të përfshirë në këtë listë?
Zgjedhni një grup specifik të njerëzve të cilët dëshironi t’i anketoni:
Konsumatoret ekzistues
Konsumatoret potencial
Tregun potencial
Përshtateni sondazhin tuaj për një target grupe të caktuar. Për shembull, kur përpiloni një sondazh ku traget i juaji janë studentet, forma e shkruar e sondazhit dallon në raste kur trageti juaj i janë persona ekzekutiv të bizneseve.
3. Shkruani pyetjet thjeshtë
Pavarësisht nga trageti juaj, shkruani pyetjet thjesht dhe të kuptueshme. Shumica e participantëve nuk do të jenë të gatshëm që ta lexojnë pyetjen për herë të dytë.
Pyetjet me alternativa
Nëse zgjedhni opsionin e pyetjeve me alternativa, sigurohuni që përgjigjet të jenë të veçanta ashtu që i anketuari të mos jetë i dyshimtë që dy përgjigje janë thuaj se identike.
Pyetje të dykuptimshme
Pyetje te këtilla zakonisht kërkojnë dy palë të dhëna. Për shembull, “Sa janë me rendësi shpenzimet dhe kualiteti në rast të blerjes së një veture të re?”
Në këto raste kemi dy palë të dhëna: shpenzimet dhe kualiteti. Andaj në përgjigje ju nuk do ta dini se për cilën është fjala, për shpenzimet apo kualitetin. Thjeshtoni pyetjet e tilla duke i ndarë në dy pyetje ashtu që të merrni rezultate më të sakta.
4. Prioritetizoni pyetjet
Ju keni mundësi të bëni radhitjen e pyetjeve:
Radhitja në mënyrë të rastësishme: pyetjet shfaqen në mënyra të ndryshme për çdo participant.
Radhitja në mënyrë statike: pyetjet shfaqen në mënyrë të njëjtë për të gjithë participantët.
Mënyra më e mirë për t’i kontrolluar rezultatet e sondazhit, zgjedhni opsionin e radhitjeve në mënyrë statike. Gjithashtu, filloni sondazhin me pyetje interesante të cilat do t’i tërheqin participantët. Ata janë më të përkushtuar kur i përgjigjen pyetjeve në lidhje me përvojat e tyre.
5. Formatimi
Shumica e aplikacioneve për sondazhe online ofrojnë gjithashtu edhe veçori me pagesë të cilat mundësojnë përshtatjen e sondazhit sipas nevojave tuaja. Sigurohuni që mes pyetjeve të ketë hapësirë të mjaftueshme. Linja e plotësimit të sondazhit do t’i mundësojë participantëve të kenë idenë se edhe sa pyetje janë në vazhdim kështu që të mos të humbasin përkushtimin.
6. Testoni sondazhin tuaj
Në fund, testoni sondazhin tuaj para se ta shpërndani atë. Testuesit e sondazhit duhet që ta korrigjojnë atë në rast të ndonjë gabimi gramatikor apo teknik. Gjithashtu, e rëndësishme është se si participantët do t’i përgjigjen pyetjeve tuaja.
Çështjet kryesore të cilat testuesit e sondazhit duhet t’i shqyrtojnë janë:
A ka ndonjë pyetje të paqartë?
A mund që ndonjëra pyetje të keqkuptohet?
Pasi që të merrni feedback-un nga testuesit e sondazhit, atëherë mund ta shpërndani sondazhin tek audienca juaj e targetuar.
Përkujtoni këto gjashte këshilla gjate përpilimit të sondazhit tuaj online dhe sigurisht që rezultatet do të jenë të vlefshme dhe kuptimplote. Gjithashtu është me rendësi që të keni participant të mjaftueshëm për te përmbushur mostrën e kërkuar. Përdorimi i portaleve dhe rrjeteve sociale ke ndikuar që numri i participantëve të arrihet më me lehtësi. Në portalin Telegrafi ka pasur shpesh raste kur kompani përkatëse kanë reklamuar sondazhet e tyre përmes banerëve apo edhe PR teksteve në mënyrë që të plotësohet mostra e kërkuar.