Çka nënkupton ndryshimi i fundit në Facebook për brendin tuaj?! - Telegrafi Marketing

Çka nënkupton ndryshimi i fundit në Facebook për brendin tuaj?!

Ndryshimi i fundit nga Facebook ka bërë edhe njëherë presion ndaj brendeve që postimet e tyre në Facebook t’i bëjnë përmes fotografive.

Facebook ka ndryshuar algoritmin në mënyrë që ta reduktojë postimin e statuseve tekstual nga faqet (Facebook Page)– dhe jo nga miqtë – i cili shfaqet në “news feed”.

Sipas postit në Facebook Blog, administratorët e faqeve mund të hasin në rënie të shpërndarjeve të statuseve të tyre të postuar në Facebook, por ata mund të vërejnë rritje në shpërndarje dhe “engagement” të posteve tjera.

Përmes “posteve të tjera” i referohet statuseve të cilat përmbajnë foto dhe video. Gjithmonë ka qenë më praktike dhe tërheqëse përfshirja e fotove apo videove gjatë postimeve të statuseve në Facebook Page. Por tani, kjo është edhe esenciale.

Facebook ofron edhe shembullin e mëposhtëm se çfarë është bërë tani:

Ky format – postim tekstual me një link – tani do të marrë më pak rankim dhe shumë më pak vëmendje nga Facebook për tu shfaqur në “news feed” te përdoruesit, në krahasim me këtë shembull:

Megjithatë, ky ndryshim në algoritëm nuk duhet të ndryshoj edhe strategjinë tuaj në Facebook. Ju edhe më tutje duhet të vazhdoni të komunikoni dhe bashkëveproni me miqtë në faqen tuaj, të postoni statuse me kualitet vizual në Facebook.