Bizneset më poshtë shprehin mendimet e tyre rreth rëndësisë së reklamimit, periudhat kur preferojnë të jenë më aktiv me kampanja promovuese dhe eksperiencën e tyre si klientë të Telegrafit.
Sport Vision
“Sikurse për çdo biznes edhe për Sport Vision sezona e verës është më e rëndesishmja sa i përket tërheqjes së konsumatorëve të rinj. Pas shumë sugjerimeve të miqëve dhe bizneseve tjera që operojnë në Kosovë kemi vendosur që të reklamojmë në Telegrafi dhe një faktor kyç ka qenë edhe audienca që e percjellë Telegrafin.
Qëllimi i kampanjës tonë ka qenë rritja e shitjeve në të gjitha dyqanet e Sport Vision gjatë ditëve që oferta ka qenë aktive. Nëse flasim me përqindje atëherë kampanja ka qenë e sukseshme 95%, për të mos thënë 100%. Efekti është arritur dhe suksesi ka qenë më i lartë se që kanë qenë pritjet. Pasi që shumica e kampanjave kanë qenë të suksesshme besojmë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Telegrafin edhe në të ardhmen.”
Studio Moderna
“Ne kemi zgjedhur Telegrafin si portalin më të besueshëm në Kosovë për të reklamuar, i cili përfshin një audiencë më të gjerë sesa mediumet e tjera online, përfshirë edhe rrjetet sociale. Arsyeja tjetër është sistemi i avancuar i reklamimit, me format e reja të reklamimit të fokusuara për “content marketing” siç janë: Artikujt e Sponzorizuar dhe Native Ads.
Telegrafi është një nga mediumet që përveç audiencës në Kosovë përcillet shumë edhe nga mërgimtarët dhe ne kemi vazhdimisht ekspozim të brendeve tona përmes artikujve dhe banerave në këtë portal.
Gjatë bashkëpunimit tonë po e cekim një kampanjë që ka tejkaluar pritshmëritë tona, ku si rol kyç ka pasur Telegrafi në promovimin më të mirë të mundshëm. Për një kohë të gjatë artikulli kryesor i kampanjës ka qenë në listën e artikujve më të lexuar dhe ka rritur trafikun në uebaqen tonë për më shumë se 20%. Si tregues kyç i performancës së këtij aktiviteti është fakti se kemi arritur të pranojmë mbi 10,000 aplikues. Ky numër i madh i aplikuesve jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e vetëdijësimit por edhe në rritjen e shitjeve të produkteve gjatë asaj periudhe kohore.
Gjitashtu do të theksonim rolin e rëndësishëm që luan Telegrafi në promovimin e kampanjave të mëdha jo vetëm: “Summer Sales” por edhe Black Friday, Festat e Fundvitit etj.”