3 hapa për një strategji më të mirë të ‘Content Marketingut” - Telegrafi Marketing

3 hapa për një strategji më të mirë të ‘Content Marketingut”

Shkruan: Arnolld Korenica


Nuk është e fshehtë tashmë se “content marketingu” (marketingu me anë të përmbajtjes tekstuale dhe vizuale) është një prej mekanizmave më të mirë të konvertimit të konsumatorëve të përgjithshëm në konsumatorë besnik.

Një strategji e përmbajtjes që inkorporon gjëra sikurse mënyra e fuqishme e të rrëfyerit të fenomeneve, integrimi i përmbajtjes dhe dërgimi i mesazheve në formë të targetuar mund të ndihmojnë brendet që të krijojnë një lidhje më afatgjatë me konsumatorin. Dhe, ne e dimë se si strategji të tilla funksionojnë.

Ambientet B2B vs B2C

B2B: 92% nga marketerët B2B shfrytëzojnë ‘content marketingun’ për t’u lidhur me bizneset sipas Institutit të Content Marketingut, duke cituar këtë si “një prej mënyrave më efektive për të promovuar një biznes të ri”.
B2C: marketerët janë pak më të ngadalshëm këtu në përgjithësi. Sipas institutit në fjalë, vetëm 62% e tyre në formë tipike shfrytëzojnë këtë qasje për të fituar punë të reja – por kjo sërish mund të themi se është një shumicë.

Kështu, nëse ne e dimë se “content marketingu” funksionon për format e lartpërmendura, a duhet që të pushojmë dhe të mos provojmë një gjë të tillë pas një dite të kënaqshme biznesore? Apo ka kuptim që të vazhdojmë rritjen, duke ndërtuar relacione dhe duke arritur të fitojmë konsumatorë të rinj?

Edhe nëse nuk arrini që të krijoni konsumatorë të rinj, “content marketingu” përtej të gjitha formave të lartpërmendura të të bërit marketing, do t’iu ndihmojë që të përmirësoni ofertat tuaja dhe do të ndihmojë në forcimin e brendit tuaj online. Dhe teksa kjo mund të jetë një gjë komplekse dhe duhet të zhvillohet vazhdimisht, janë tri hapa kyçe të cilat mund t’iu ndihmojnë në përmirësimin e strategjisë së ‘content marketingut.

Hapi 1: Shikoni ambientin, sfidat dhe rrezikun: në aspektin e statistikave të ‘content marketingut’

-65% e marketerëve vuajnë që të krijojnë përmbajtje që nxit ndërveprim
-62% nuk e dinë se si saktësisht të masin ROI (Rikthimin e Investimit) të kampanjave të tyre të ‘content marketingut’.
-60% e marketerëve luftojnë që vazhdimisht të prodhojnë përmbajtje.

Me këtë në kokë, si do t’ia dilni që të ballafaqoheni me këto sfida në aspektin e prodhimit, krijimit të ndërveprimit dhe matjes së rikthimit të investimit?

Disa pika fillestare që do t’iu ndihmojnë:

-Krijoni një arkivë të përmbajtjes që ju mund të caktoni më pas me afate kohore se kur do t’i shfrytëzoni përmbajtjet e caktuara. Kjo do t’iu blejë kohë dhe do t’iu mundësojë që të ballafaqoheni me temat më në trend teksa i parashikoni ose i vështroni ato.

-Caktoni krijues të ‘contentit’ për t’iu ndihmuar me sasinë e përmbajtjes. Nuk është e turpshme që të kërkoni asistencë. Në fakt, 49% e B2C dhe 47% e marketerëve B2B e sigurojnë përmbajtjen nga burime të jashtme (outsource).

-Shfrytëzoni softverë dhe paisje monitorimi për të matur progresin e ‘content marketingut’. Caktoni statistika të qarta të cilat dëshironi që t’i monitoroni kohë pas kohe, siç është ndërveprimi, shikimet dhe sentimenti.

Hapi 2: Mendoni për relacionin PARA përfitimeve të mundshme

Në formë tipike, caku i parë është që të fitoni më shumë klientë dhe të krijoni më shumë vëmendje për brendin. Por, ju duhet të mendoni për atë që mund të ndodhë pasi që ju e keni arritur këtë.

Secili relacion që keni me konsumatorin është pjesë e një gjëje më të madhe. Sa më e tjerrur dhe mirë e menduar të jetë strategjia juaj, aq më mirë do të jetë biznesi juaj në kontekstin afatgjatë.

Detajizoni se si dëshironi që njerëzit të ndihen në secilën pikë dhe si do t’i inkurajoni ata me anë të përmbajtjes. Sigurohuni që mekanizmat që shfrytëzoni t’i përshtaten përmbajtjes tuaj dhe të gatshme për përdorim.

Mos thuani ndonjë gjë për hirë të asaj se “duhet të thuani diçka” – mesazhi i juaj duhet t’i shërbejë gjithmonë qëllimit. Si do t’i shtoni vlerat e konsumatorit me secilin komunikim. Kjo duhet të jetë e detajizuar në planin tuaj.

Bëni më shumë se sa veç një përshtypje të mirë – Si do të vazhdoni të befasoni dhe të kënaqni konsumatorin me anë të përmbajtjes edhe pas takimit me ju? Gjeni referenca, inspirohuni dhe shtoni mendimet tuaja dhe pikat e veprimit në plan.

Hapi 3: Auditoni përmbajtjen tuaj

Përmbajtja e cilësisë së lartë dhe krijimi i relacioneve kërkon adaptim konstant, së paku deri në një masë të caktuar. Si marketer ose pronar biznesi, ju duhet që të jeni në gjendje që të adaptoheni në secilën klimë të medias dixhitale, gjendje që ndryshon vazhdimisht.

Caktoni parametrat e brendshëm për të parë se ku duhet të ndryshojë strategjia juaj dhe ku mund të shfrytëzoni përmbajtjen që performon mirë për të arritur që të lini gjurmën që dëshironi.

Caktoni pikat e forta dhe të dobëta të përmbajtjes. A po performojnë disa postime më shumë se disa tjera? A mund të identifikoni pse? Ju po ashtu mund të testoni një grup për të marr kritika nga një audiencë e caktuar.

Si po performon përmbajtja juaj në bazë të statistikave – a është gjithçka brenda pritshmërive apo duhet përmirësim?
Çfarë roli po luajnë disiplinat mbështetëse në përmbajtjen tuaj? A e keni shqyrtuar përmirësimin e strategjisë tuaj në makinat e kërkimit (SEO) për të bërë përmbajtjen më vizive? A keni integruar një kampanjë të medieve të paguara, apo keni listuar ndihmë për publikimin e përmbajtjes tuaj?

Bëni shënime të faqeve që kanë shumë shikime, por kohë të shkurtër të leximit si një zonë për zhvillim. Shfrytëzoni faqet që përformojnë mirë për të krijuar informacione për përmbajtjen që do krijoni në të ardhmen. Monitoroni performancën e ueb faqeve konkurrente dhe krijoni një analizë krahasuese.

A po ja vlen?

Siç po e shihni, realizimi dhe funksionalizimi i një strategjie afatgjate të ‘content marketingut’ merr kohë, mund dhe përkushtim. Nga perspektiva e SEO-s, kompanitë që mbajnë blogje kanë 434% më shumë faqe të ineksuara dhe kjo ndihmon brendet që të renditen sa më lart dhe të krijojnë vizibilietet më të madh.

‘Content marketingu’ po ashtu krijon klientë më të gatshëm për shitje dhe që ndihmon në forcimin e relacionit afatgjatë mes brendit dhe klientit. Bëhuni të mençur dhe rifokusohuni – pasi që kështu mund të vjelni benefitet nga biznesi juaj për një kohë të gjatë. /Telegrafi/