Fillimisht po cekim në pika të shkurta se çka do të thotë “advertorial” dhe se çka është?!
Advertorial në kuptimin figurativ do të thotë një reklamë që duket si artikull i rregullt dhe përmban 70% përmbajtje efektive dhe 30% promovim të produktit tuaj. Artikujt advertorial i japin lexuesit informacione që ju nevojiten të cilat e bëjnë artikullin më interesant për lexuesit se sa një reklame e shkurtë direkte që prezanton një brend.
Advertorial = Advertisement + Editorial Content
Përkundrazi, dëshironi që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje reklamës suaj, kështu që duhet të bëni disa përpjekje për ta bërë atë të duket si një artikull i vërtetë.
Kur ju filloni të shkruani një artikull advertorial me qasjen si “Ja çfarë është e dobishme për ju” ose “Pesë produktet esenciale që ti keni me vete në pushim”, instinktivisht ngacmon vëmendjen e audiencës që të vazhdojnë më tej se vetëm ta kalojnë pas leximit të titullit që do të thotë se vërtetë janë kureshtarë për të lexuar më tej se çka gjendet mbrapa këtij titulli ngacmues paksa.
Po ashtu para se të filloni të shkruani një advertorial artikull duhet të merrni për bazë këto pika:
– Vendosja e titullit (qoftë si titull kërkues, bindës ose këshillues varësisht prej temës së artikullit dhe varësisht se çka tërhek vëmendjen e lexuesit)
– Pjesa hyrëse e artikullit (paragrafi i parë ka shumë rëndësi ku ju mund të filloni në formë tregimi që të shtyni lexuesin të vazhdojë më tej deri në fund të artikullit)
– Pjesa kryesore “Trupi i artikullit” ku ju filloni të shfaqni ngadalë sipërfaqen e produktit që do ta promovoni indirekt. Me një qasje kreative dhe shumë të kuptueshme veçse arrini të bëni lexuesit për vete.
– Dhe në fund e shpalosni emrin e brendit të atij produkti ose shërbimi dhe mos harroni të gjitha informata e nevojshme të kompanisë që audienca të ketë informata se si të komunikojë me ta.
Pse një reklamë advertorial funksionon jashtëzakonisht:
Me një reklamë ju mund të huazoni besueshmërinë e web-it/revistës/gazetës në të cilën po publikoni.
Në fakt reklamat janë në të vërtetë disi të themi “të poshtër” (kjo është arsyeja pse ata ngjallin disa polemika në komunitetin e gazetarisë) sepse pjesa më e madhe e njerëzve e lidhin disi të qenurit në një botim të besueshëm si AUTOMATISHT E BESUESHME:
Për këtë arsye po pëlqehet shumë reklamimi “advertorial” sepse artikujt advertorial automatikisht duken “të besueshme” duke u integruar në mënyrë delikate me përmbajtje normale.
Pra, mbani mend:
Bëjeni atë 70% përmbajtje të mrekullueshme falas dhe 30% shitje.
Atëherë më pak se 30% e artikullit do të parashtronte marrëveshjen aktuale.
Andaj në përfundim pas një leximi të një artikulli interesant audienca ka më shumë gjasa ta lexoj artikullin deri në fund, ta ndaj artikullin me të tjerët, dhe qershia mbi tortë ta bëj marrëveshjen me at kompani që në fund të artikullit advertorial është ekspozuar.