Të nxitur nga trendet e fundit teknologjike dhe nevoja për ta revolucionarizuar industrinë mediale të Kosovës, Telegrafi po sjell risinë e radhës me fokus në zhvillimin e E-commerce dhe rritjen e shitjeve të bizneseve vendore duke u orientuar në fuqizimin e lidhjes emocionale mes lexuesve dhe brendeve me produktet që i ofrojnë.
Kërkesa e blerësve për të gjetur vazhdimisht produkte më të lira e më lehtë të qasshme dhe mungesa e një platforme ku bizneset mund t’i ofertojnë produktet e tyre duke iu adaptuar metodave moderne ka bërë që të krijohet Telegrafi Deals.
Telegrafi Deals është platformë në kuadër të Telegrafit, e cila ka pozicion unik dhe dizajn të veçantë. Platforma shquhet nga modulet bashkëkohore teknologjike, dizajni user-friendly dhe, mbi të gjitha, sistemi i avancuar i promovimit.
Si funksionon Telegrafi Deals?
Produktet e mira kërkojnë shpjegim e promovim të mirë – gjëra për të cilat një ekip e tërë është e angazhuar t’i ofrojë në Telegrafi Deals.
Telegrafi Deals do t’i trajtojë produktet e juaja ashtu siç nuk janë trajtuar asnjëherë më parë, duke e trajtuar produktin tuaj përmes 3 proceseve:
1. Krijimin e artikullit dhe publikimin në platformë
Faza e parë përfshin krijimin e contentit, ku ekipa përkujdeset që produkti juaj të përshkruhet hollësishëm rreth vetive që i posedon dhe benefiteve që i sjell. Krijimi i contentit përfshin edhe dizajnin shoqërues me artikull.
Pas krijimit të artikullit ku shtjellohet se përse është e nevojshme ta blini produktin e caktuar, ekipa e Telegrafi Deals njëkohësisht përkujdeset edhe për publikim në platformë dhe pozicionet tjera të veçanta.
2. Promovimi i artikullit brenda Telegrafit
Që produkti juaj ta merr vëmendjen më të madhe ndonjëherë, artikulli promovohet brenda dhe jashtë Telegrafit.
Çfarë nënkuptohet me promovim brenda Telegrafit?
Promovimi i brendshëm përfshin format e fundit të reklamimit, duke përfshirë Smart Banners, Native Ads, Retargeting dhe modulet e veçanta që janë krijuar enkas për Telegrafi Deals, siç janë: butonat CTA, hyperlinks, Landing Pages, etj.
3. Promovimi i artikullit jashtë Telegrafit
Ndonëse me një audiencë prej dhjetëra milionave vizitave në muaj, qëllimi i Telegrafi Deals do të jetë krijimi i një platforme ku bëhen bashkë blerësit potencialë me bizneset që duan t’i shesin produktet e tyre.
E në mënyrë që ky ndërmjetësim të jetë sa më i suksesshëm, Telegrafi Deals do të promovohet edhe në kanalet jashtë Telegrafit me qëllim të rritjes së audiencës të interesuar për blerje.
Kështu, faza e tretë përfshin promovimin e artikullit apo produktit tuaj në platformat jashtë Telegrafit, e që kjo bëhet përmes: Dynamic Ads, rrjeteve sociale (Instagram, Facebook & TikTok) dhe formave tjera më të avancuara të marketingut digjital.
* Statistikat e sipërme janë nxjerrë pas fushatës së suksesshme të realizuar për Telegrafi Deals, e cila po vazhdon me shumë intensitet dhe interesim nga lexuesit
Ekipa dhe lansimi…
Një ekipë e veçantë e përbërë prej programerëve, ekspertëve të marketingut digjitalë, dizajnerëve e copywriter-ëve është angazhuar që kjo platformë të jetë e gatshme për ju shumë shpejt!
Ne me padurim presim t’ju tregojmë në detaje se si mund t’ju ndihmojmë t’i rritni shitjet dhe ta avanconi biznesin tuaj duke e bërë pjesë të hovit të zhvillimit të shitjeve dhe të E-commerce.
Të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij inovacioni në tregun medial të Kosovës, na kontaktoni në:
Email: marketing@telegrafi.com
Nr. Tel: +383 38 224 093