Shumë njerëz të suksesshëm në biznes e kanë leximin pjesë të përditshme të jetës së tyre.
Nëse dëshironi ekspozimin ndaj ideve të reja, mënyrave kreative të të menduarit dhe një kombinim të njohurive të ndryshme, atëherë leximi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Më poshtë janë 10 librat më me ndikim të biznesit dhe lidershipit të cilat janë përzgjedhur në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini.
1.’’Rich dad poor dad’’ – ‘’Babai i pasur babai i varfër’’-Robert T.Kiyosaki
– Robert Kiyosaki ka shkruar njërin ndër librat më të famshëm për çështje financiare. Kiyosaki ka hetuar se dallimi në mes të njerëzve të pasur dhe atyre normal sa i përket pasurisë, ose të varfër, është tek mënyra se si u qasen gjërave që në shikim të parë duken të pa rëndësishme. Disa nga dallimet që e bëjnë diferencën sipas Kiyosakit se si mendojnë të varfërit ose njerëzit me pagesë mesatare dhe si mendojnë të pasurit.
2.’’Awaken the giant within’’- ‘’Zgjoni gjigantin e brendshëm’’- Anthony Robbins
“Zgjoni gjigantin e brendshëm” është një libër i cili paraqet në mënyrë të shkëlqyer një spektër të gjerë çështjesh dhe ofron këshilla shumë të vlefshme për ngritjen e aftësive.
Disa nga çështjet që shtjellohen është marrja nën kontroll e fatit tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar.
3. ‘’The Law of Success’’ – ‘’Ligji i suksesit’’ – Napoleon Hill
Hill ishte i njohur për hulumtimet që ka bërë lidhur me dallimin e milionerëve dhe njerëzve të zakonshëm. Të gjashtëmbëdhjetë mësimet në këtë libër në mënyrë të përkryer kristalizojnë çdo gjë që ju do të duhet të dini për të pasuar sukses gjatë këtyre kohërave të vështira ekonomike. Shumë nga librat që sot janë në shitje sa i përket vetë-ndihmës i kanë kanë marrë konceptet themelore nga ky libër.
4.’’The psychology of selling’’ – ‘’Psikologjia e shitjes’’ – Brian Tracy
Brian Tracy, i cili sot është trajnuesi më i mirë në mbarë botën në këtë fushë. Ai ka trajnuar më shumë se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës. Në librin ‘’Psikologjia e Shitjes’’ qëllimi është që t’ju japë juve një varg idesh, metodash, strategjish dhe teknikash, të cilat mund t’i përdorni menjëherë për të bërë shitje më të shumta, më të shpejta dhe më të lehta se kurrë ndonjëherë.
5.’’Originals’’ – ‘’Origjinalët’’ –Adam Grant
Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe.
6. ‘’ Zero to one ‘’ -‘’Zero tek një’’ – Peter Thiel
“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. Cdo herë që krijojmë diçka të re, ne kalojmë nga 0 te 1. Veprimi i krijimit është i veçantë, siç është edhe momenti i krijimit, dhe rezultati është diçka e re dhe e pazakontë. Ky liber është se si të arrijmë atje.
7. ‘’The power of habit’’ -’’Fuqia e shprehisë’’- Charles Duhigg
Nëse ne kuptojmë sekretet e shprehisë, mënyrën e funksionimit të tyre, mund ta transformojme biznesin tonë, dhe jetën tonë. Ky libër ofron shumë sekrete që vlejnë në përditshmëri. Sipas Duhigg çelësi për të humbur peshë i të qenit produktiv, dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
8. “Leaders eat last” – Simon Sinek
Përmes këtij libri autori Sinek tregon shprehitë dhe strategjitë e udhëheqësve. Sipas Sinek, udhëheqësit nxitojnë të përfundojnë punën dhe ta performojnë atë sa më saktë. Ata mundohen të mënjanojnë çdo problem që iu paraqitet dhe janë ata të parët që provojnë rrezikun dhe pastaj i tërheqin ndjekësit pas tyre. Kjo do të thotë të jesh “Leader” apo udhëheqës.
9. “The Intelligent Investitor”- Benjamin Graham
Autori dhe investitori Graham mësoi dhe inspiroi shumë njerëz . Ky verzion i librit përmban edhe komente nga Jason Zweig ku ai ndërthurë perspektivat e tij me atë të autorit dhe në këtë mënyrë iu ofron lexuesve më shumë informacione për çështjen të cilën e trajton.
10. “Jack Ma dhe Ali Baba” – Yan Qicheng
Një biografi e cila të lë me gojë hapur dhe inspiron secilin nga ne që të pamundurën ta bëjmë të mundur. Edhe pse Jack Ma kishte dështuar shumë herë në jetën e tij ai nuk u dorëzua dhe arriti ta ndërtojë kompaninë më të madhe dhe të njohur që quhet “Ali baba”.
Këto libra mund t’i gjeni në gjuhën shqipe dhe angleze në Librarinë Dukagjini.