5 trende të fuqishme të marketingut gjatë vitit 2019 - Telegrafi Marketing

5 trende të fuqishme të marketingut gjatë vitit 2019

Gjatë viteve të fundit marketingu ka përjetuar ndryshime dramatike.

Ka shumë trende dhe strategji të reja të marketingut dixhital që po zhvillohen në epokën aktuale të teknologjisë dhe bizneset mund t’i përdorin për të pasur sukses në kampanjat e tyre.

Disa prej trendeve të marketingut dixhital të cilat mund t’i përdorin bizneset për të pasur sukses në kampanjat e tyre përfshijnë, rrjete sociale, video, përmbajtje etj. Por në vitin 2019 pothuajse të pashmangshme do të jenë fuqizimi i këtyre më poshtë:

Marketingu i personalizuar

Marketingu i personalizuar do të jetë pothuajse i pashmangshëm në vitin 2019. Personalizimi ka fituar popullaritet në vitet e fundit dhe të dhënat e klientëve tuaj janë një pikë kyqe e lojës në personalizim. Në vitet e fundit, marketingu i personalizuar është bërë një nga metodat më efektive që pronarët e bizneseve përdorin për të promovuar veten. Mesazhi i duhur i përcjellur tek klienti i duhur (në kohën e duhur, në platformën më të mirë) e bën mesazhin tuaj të rezonojë shumë më tepër se çfarëdo metode tjetër e marketingut. Ofrimi i një shërbimi krejtësisht të personalizuar të konsumatorëve është një qëllim për shumë biznese, sepse në këtë mënyrë ushqen besnikërinë e konsumatoreve.

Përmbajtja

Ka një thënie që “përmbajtja është mbreti” dhe tani kjo thënie tani është më e fuqishme se kurrë më parë. Mediat sociale tani po lejojnë bizneset që përmes përmbajtjes lidhur me tema aktuale të promovojnë veten pa qenë imponues dhe pa i irrituar konsumatorët me reklama. Prandaj sigurohuni që përmbajtja juaj të jetë e dobishme, me vlerë, informuese dhe jo e mërzitshme nëmënyrë që të tërheqë sa më shumë audiencë.

Rrjetet Sociale

Bota e rrjeteve sociale po ndryshon vazhdimisht, duke sjellë trende, ide dhe rregulla të reja çdo vit. Parashikohet se rrjetet sociale do të jenë trendi më me ndikim i marketingut në vitin 2019 prandaj është e rëndësishme për bizneset të jenë aktiv në këtë fushë. Përveç rrjeteve sociale edhe zakonet e konsumimit të përmbajtjes së përdoruesve po përjetojnë ndryshime të shumta kështu që konsultimi me ekspertë të fushës kohë pas kohe është pothuajse i domosdoshëm për biznese.

Video

Hulumtime të ndryshme tregojnë se marketingu përmes videove do të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur rrjetin dhe bazën e klientëve, jo vetëm këtë vit, por edhe në të ardhmen. Disa prej llojeve te videove të cilat mund të përdoren nga bizneset janë:

Vlogs (video blog)
Intervista me video
Video tutorial
Prezantime me video
Video Live
Vlerësimi dhe përshkrimi i produkteve me video
Video reklamë (video ads).

Native Ad

Duke qenë se Native Ad është një formë e reklamës shumë e përshtatshme, e pranueshme nga audienca dhe më pak irrituese se banerat, çdo vit po bëhet më e përdorur nga reklamuesit. Reklamat Native janë më të besueshme për konsumatorët, më tërheqëse dhe kanë rezultate të mira për këtë arsye përdorimi i tyre po rritet çdo vit më shumë.

/Telegrafi/