Përmbajtja e sponsoruar dhe benefitet e përdorimit nga bizneset - Telegrafi Marketing

Përmbajtja e sponsoruar dhe benefitet e përdorimit nga bizneset

Në këtë artikull do të shqyrtojmë përmbajtjen e sponsoruar, kur duhet ta konsideroni përdorimin e saj dhe si bizneset e vogla njësoj si ato të mëdha mund të përdorin përmbajtjen e sponsoruar në mënyrë efektive.


Përmbajtja e sponsoruar është kur paguan një portal, media ose një faqe interneti për të promovuar përmbajtjen tënde.

Mediat e shkruara kanë një reputacion si burime të besueshme informacioni, dhe bizneset kanë mundësi që një pjesë të kësaj besueshmërie ta përdorin për të arritur qëllimet e tyre të biznesit.

Ky është një shembull interesant i reklamimit indirekt sepse përmbajtja projektohet për t’u dukur dhe ndier si artikull i thjeshtë dhe jo reklamë.

Lexuesit shpesh nuk e kuptojnë se po e lexojnë një reklamë, ajo kuptohet vetëm nëse ceket me qellim në ndonjë pjesë të artikullit. Mirëpo shpesh herë lexuesit nuk e kuptojnë se ajo që po lexojnë, në fakt paguhet nga një kompani.

Kërkesa për përmbajtje të sponsoruar në media është rritur jashtëzakonisht shume kohëve të fundit e njëkohësisht është përqafuar nga disa prej mediave më prestigjoze në botë si: The Guardian, New York Times, The Economist, BuzzFeed etj.

Disa prej benfiteve të shumta të reklamimit përmes përmbajtjes së sponsoruar janë:

Ngritja e vetëdijes për markën, produktin ose shërbimin tuaj

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tregjet konkurruese, ose kur jeni një biznes i ri apo do të hyni së shpejti në treg. Përmbajtjen e sponsoruar bizneset mund ta aplikojnë kur lansojnë një ofertë të re ose të ri-forcojnë një produkt apo shërbim ekzistues.

Edukoni auditencën tuaj

Përmbajtja e sponsoruar është një mënyrë e shkëlqyeshme për të edukuar audiencën rreth aspekteve të kompanisë, produktit ose shërbimit tuaj. Kjo më së miri bëhet përmes artikujve të cilët mund të jenë të pasuruar me fotografi, infografikë dhe video.

Ndërtoni imazh pozitiv të markës tuaj

Pronarët e bizneseve të tjera dhe ndërmarrësit e vërejnë përmbajtjen e sponsoruar kështu që përmbajtja e tillë si pjesë e një fushate të përgjithshme marketingu ndihmon në menaxhimin se si komuniteti dhe bizneset tjera e perceptojnë markën tuaj.