Vendosja e çmimeve të ulta në zhvillimin e markës suaj jo vetëm që do të çonte në një shkëputje me klientët potencialë, por gjithashtu mund të rezultojë në mbylljen e dyerve të kompanisë dhe të reflektojë si rezultat i shitjeve të ulëta.
Sipas një studimi 54 për qind e njerëzve nuk i besojnë markave dhe pjesa tjeter kane nje lidhje emocionale me markën.
Pse nuk duhet të ulni çmimet?!
Sepse marka juaj është përshtypja e parë e biznesit tuaj dhe nëse kjo përshtypje është negative, ndoshta mund të jetë e fundit. Pra ky është një skenar i keq për shumicën e sipërmarrësve, prandaj do të mund të lexoni për disa arsye pse investimi në brendin tuaj është një nga investimet më të mençura që mund të bëni.
Disa nga gjërat kryesore gjatë zhvillimit të brendit tuaj janë krijimi i identitetit tuaj duke filluar nga logo, slogani, strategjia e çmimeve dhe marketingut.
Shumica e kompanive të mëdha botërore që kanë krijuar identitet premium të brendit të tyre dhe kanë pasur çmime më të larta se konkurrenca janë cilësuar si brende që nuk mund ti ketë secili, pra më unike. Gjatë krizave këto brende me reputacion të lartë të cilat kanë vendosur të ulin çmimet kanë pasur një ulje të shitjeve dhe numër më të vogël të konsumatorëve. Një nga gabimet më të mëdha të kompanive gjatë ciklit jetësor të tyre është humbja e konsumatorëve aktual për ata potencialë. Konsumatorët të cilët kanë qenë besnik ndaj brendit janë zhgënjyer me uljen e çmimeve dhe nëse më parë kanë blerë produktet e tyre për t’u ndier unik dhe jo të rëndomtë me produkte “premium”, në momentin që çmimi është edhe rëndësia e atyre produkteve është zbritur bashkë me të.
Pas krijimit të identitetit dhe reputacionit të brendit, gjëja tjetër e rëndësishme është ruajtja e tyre pa marë parasysh në çfarë faze të biznesit jeni./Telegrafi/