Pesë mënyra për ta krijuar përmbajtje më të vlefshme për audiencën tuaj - Telegrafi Marketing

Pesë mënyra për ta krijuar përmbajtje më të vlefshme për audiencën tuaj

Në ditët e sotme, shumica e njerëzve kërkojnë në internet dhe lexojnë përmbajtje (kontent) për t’i gjetur përgjigjet e pyetjeve rreth produkteve apo shërbimeve të bizneseve.

81% e personave të rritur sot e përdorin internetin çdo ditë – 28% prej të cilëve thonë se janë online tërë kohën (sipas një anketimi të fundit nga “Pew Research Center”.

Të paktën një copë të kohës ata e kalojnë duke lexuar përmbajtje të bizneseve – përmbajtje që u përgjigjet pyetjeve të tyre, përmbajtje që i adreson problemet e tyre, përmbajtje që i ndihmon lexuesit të qëndrojnë të informuar me industrinë e biznesit, përmbajtje që i angazhon lexuesit me storje interesante dhe anekdota relative.

Por që konsumatorët ta shohin atë përmbajtje si të besueshme, ajo duhet të jetë e vlefshme dhe vërtet e besueshme.

E ju si biznes, si mund ta arrini këtë?

1. Bëhuni autoritar

Jo, t’i shtoni autoritet kontentit nuk nënkupton të predentoni se jeni arsimtar i shkollës së mesme duke u dhënë mësim një grupi të lazdruar adoleshentes.

Të qenit autoritar në kontentin që e shkruani do të thotë ta dini se për çka po flisni dhe ta shfaqni atë.

Është autoritet në kuptimin e standardeve të Google EAT: ekspertizë, autoritet dhe besueshmëri.

Në rast se nuk keni dëgjuar, Google i përdor vlerësuesit njerëzorë për ta testuar kualitetin dhe saktësinë e rezultateve të kërkimit, dhe ka publikuar udhëzime për këta vlerësues me shumë informata se si Google i vlerëson renditjet e kërkimit. Një faktor kryesor që e ndan rezultatin e kërkimit të kualitetit të lartë nga ai i kualitetit të ulët është niveli i ekspertizës, autoriteti dhe besueshmëria që është prezente në kontent.

Për ta dëshmuar ekspertizën, autoritetin dhe besueshmërinë, ju duhet:

• Të përdorni çfarë dini – Shfrytëzoni vitet e eksperiencës në industri për të krijuar shembuj që ilustrojnë pikat dhe konceptet të cilat po përpiqeni t’i shpjegoni
Dëshmojeni punën tuaj – Përmendni kontente relevante që i keni publikuar, e të cilat e zgjerojnë temën për çfarë jeni duke shkruar në këtë artikull
Hulumtoni – Përfshini statistika dhe të dhëna nga leximet dhe hulumtimet që i keni bërë. Sigurohuni se hulumtimet janë të kohës së fundit dhe linqet që i bashkëngjitni janë të burimeve të besueshme.
Tregojeni ekspertizën e autorëve – Në biografitë e autorëve përfshini përvojën e autorëve, si e kanë fituar atë dhe kredencialet e tyre. Listoni të gjitha (ose shumë) kontente që ata i kanë krijuar.

2. Bëhuni informues dhe të kuptueshëm

Shanset janë se lexuesit tuaj vijnë tek kontenti që e keni shkruar për shkak se duan ta gjejnë përgjigjen e ndonjë pyetje që e kanë. E ju duhet të sigurohuni se ata do ta gjejnë përgjigjen.

Përmbajtjet e shkurta zakonisht nuk janë aq informuese sa ato të gjatat. Kjo është arsyeja se përse shumë marketer dhe SEO avokojnë për artikuj dhe postime më të gjata. Edhe studimet e mbështesin këtë praktikë, duke përfshirë një studim nga Backlinko që tregon se kontentet afatgjate gjenerojnë më shumë ‘backlink.

3. Bëhuni të lexueshëm

Mënyra e tretë për të krijuar kontent të vlefshëm është e thjeshtë, por që shumica e njerëzve e gabojnë. Krejt kjo ka të bëjë me lexueshmërinë. Kjo nuk nënkupton vetëm të shkruani me gramatikë e t’iu përmbaheni rregullave gramatikore. Jo, kjo gjithashtu ka të bëjë me:

– T’i shkruani audiencës në mënyrë që ata të kuptojnë
– Të shkruani qartë dhe me domethënie
– Ta përshtatni tekstin duke iu përmbajtur parimeve të lexueshmërisë, siç është hierarkia, kontrasti, konsistenca, etj.

Mendojeni në këtë mënyrë: Nëse shkrimi juaj nuk është i lexueshëm në nivel bazik, atëherë lexuesit do të largohen nga artikulli para se të arrijnë deri në fund të paragrafit të parë.

4. Mbajeni një këndvështrim

A duket, lexohet dhe ju bën të ndihet një kontent i vlefshëm njësoj sikurse përmbajtjet e zakonshme? Jo.

Nëse kontenti juaj nuk prodhon diçka të re, i jep përgjigjet që gjithsecili i jep dhe tingëllon njësoj sikurse kontenti i kolegëve të industrisë tuaj, atëherë nuk jeni duke bërë diçka të jashtëzakonshme.

Prandaj, është esenciale që kontenti juaj të dallohet.

Këtë mund ta bëni duke:

• U dhënë lexuesve pikëpamje të freskët për një temë të lodhshme – hulumtoni se çfarë veçse është postuar për një temë dhe provoni të bëni diçka ndryshe dhe më mirë

• Ofroni një perspektivë të cilën veç ju mund ta ofroni, etj.

5. Dhuroni kënaqësi

Dhe së fundmi çfarë duhet të keni parasysh është se kontenti i vlefshëm është përmbajtje e kënaqshme. Njohuritë e reja e zëvendësojnë konfuzitetin. Lexuesit ndihen të përmbushur.

Kënaqësia e lexuesve vjen nga kontenti i ekzekutuar mirë.

P.sh. nëse për qëllim keni që lexuesve fillestarë t’iu shpjegoni tema të komplikuara, atëherë ju duhet të përdorni fjalë që kuptohen lehtë, t’i shpjegoni termat që nuk i kanë dëgjuar dhe t’i shmangni temat e rënda.

KONTENTI I VLEFSHËM SOT KA RËNDËSI MË SHUMË SE ÇDO GJË TJETËR

Nëse dëshironi që lexuesve t’ua ndien për kontentin dhe brendin tuaj, atëherë ju duhet të shtoni vlerë kudo që mundeni.

Nëse dëshironi besim dhe vëmendje, atëherë krijimi i kontentit të vlefshëm është mënyra për ta bërë këtë.

Kontenti e ka potencialin të jetë ajo frymëmarrja me ajër të freskët për të gjithë ata që kërkojnë informacione online.

Prodhoni vlerë në vend të zhurmës dhe prodhojeni të vërtetën në vend të keqinformacionit.