Nëse nuk jeni duke bërë A/B Testing me përmbajtjen tuaj, atëherë jeni duke humbur shumë.
Mënyra e vetme se si mund ta vlerësoni suksesin e kampanjës së marketingut është duke marrë të dhëna direkt nga konsumatorët.
Juve ju nevojiten mjaftueshëm të dhëna për të kuptuar se si audienca u reagon elementeve specifike në përmbajtjet që i publikoni.
A/B Testing është procesi i krahasimit të dy versioneve të një titulli, artikulli, e-maili apo aseteve tjera të marketing me vetëm një element.
P.sh. nëse jeni duke bërë A/B Testing me titull të artikullit, atëherë ju i krijoni dy versione të titullit, por përmbajtja brenda artikullit është e njëjtë.
Pasi t’i keni përgatitur variacionet, ju ia prezantoni secilin version gjysmës së vizitorëve. Testi do t’ju tregoj se cili version është më i pëlqyeshëm tek audiencua juaj duke u bazuar në të dhëna specifike, siç është conversion rate dhe time on page.
A/B Testing ju ndihmon ta kuptoni se cilat fjalë, fraza, imazhe, video apo elemente tjera funksionojnë më së miri për audiencën që e keni. Madje, edhe ndryshimet më të thjeshta mund të kenë ndikim në conversion rates.
P.sh një testim ka treguar se një buton i kuq “Call-to-Action” ka performuar për 21% më mirë sesa një buton i gjelbër duke u bazuar në 2,000 vizita.
Pra nëse një ndryshim aq i vogël i bën njerëzit ta klikojnë më shumë artikullin tuaj, atëherë ju duhet t’i gjeni edhe elementet tjera që mund të kenë ndikim në conversion rate, trafik dhe metrika tjera.
Statistikat apo të dhënat që i merrni nga A/B Testing vijnë nga Kampionët, Sfiduesit dhe Variacionet. Çdo version i asetit të marketingut ju furnizon me informacione për vizitorët.
Kampioni është aset i marketingut – pavarësisht se a është ueb faqe, e-mail, artikull i sponsorizuar apo diçka krejt tjetër – që ju supozoni se do të performojë mirë ose ka performuar mirë në të kaluarën. Ju e testoni atë me Sfiduesin, i cili përmban elemente të ndryshuara nga Kampioni.
Pasi ta kryeni A/B Testing, ju ose do ta keni një Kampion të ri ose do ta zbuloni se Variacioni i parë ka performuar më së miri.
Pastaj gjithmonë krijoni Variacione të reja për t’i testuar me Kampionin.
Shumë njerëz mendojnë se mjafton ta bëni një testim të vetëm A/B. Por realisht, ju vazhdimisht duhet të bëni A/B Testing në mënyrë që ta optimizoni në mënyrë kreative marketingun dhe reklamimin për audiencën tuaj.
Disa elemente kontribuojnë më shumë sesa tjerat. Ndryshimi i një fjale në artikulli me siguri se nuk do të bëjë shumë dallim në click-through rates.
Për t’ju ndihmuar ta kuptoni se në çfarë duhet të fokusoheni së pari, më poshtë i keni vetëm tri prej elementeve më efektive të A/B Testing.
1. Titujt dhe përmbajtja
Titulli i artikullit është gjëja e parë që njerëzit e shohin. Nëse nuk e merr vëmendjen e vizitorëve, atëherë puna ka shkuar huq.
Edhe aspektet e përmbajtjes kanë ndikim. P.sh. çfarë teksti përdorni në butonin Call-to-Action? Testoni gjatësi të ndryshme të fjalive dhe kuptojeni se çfarë po preferon më shumë audienca.
2. CTAs (Call-to-Actions)
Ndryshimi i një fjale të vetme në CTA mund të ketë ndikim në conversion rate. Karakteristikat tjera – siç është ngjyra e butonit, ngjyra e tekstit, kontrasti, madhësia apo forma gjithashtu kanë ndikim në performancë.
3. Imazhet, audiot dhe videot
Imazhet, audiot dhe videot gjithmonë tërheqin më shumë vëmendje. P.sh. nëse e keni një foto të dikujt që është duke ia drejtuar gishtin titullit, atëherë imazhi do ta fitojë vëmendjen e lexuesve.
Telegrafi si portal inovativ ka shfrytëzuar këtë metodë në raste të shumta për ta përmirësuar dizajnin e web faqes, aplikacionit dhe produkteve tjera. Një nga rastet më të fundit është me produktin “Tele Stories” që kemi lansuar në muajin gusht të vitit 2019, ku një numri të vizitorëve dizajni i grupeve të storieve u është paraqitur në formë rrethore (A) ndërsa disa vizitorëve tjerë u është shfaqur versioni në formë katrore (B).
Vetëm 21 ditë pas lancimit të produktit kemi vendosur të shkojmë me versionin A, pasi që është treguar 28% më i suksesshëm sesa formati B (shih eksperimentin në fotografi).
Nëse dëshironi të promovoni produktet apo shërbimet tuaja me këtë metodë, ju mund ta shfrytëzoni edhe me banerat tuaj që shfaqen në portalin Telegrafi.