Interneti po zëvendëson format tjera mediale, thuhet sipas raportit “Digital Life”.
Interneti është shndërruar në mediumin më të përdorur nga njerëzit, në jetën e tyre të përditshme. Të paktën, kështu pohohet nga kompania franceze TNS Soft, e cila për të arritur në këtë përfundim ka bërë një hulumtim me 50 mijë përdorues të internetit, në 46 vende të ndryshme të botës.
Për ta fuqizuar edhe më shumë këtë fakt, rreth 61 për qind e njerëzve të anketuar thonë se ata lidhen çdo ditë në internet, 54 për qind shohin televizor, 36 për qind dëgjojnë radio, ndërsa me rreth 32 për qind thonë se lexojnë gazetat ditore.
Në anën tjetër, përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale janë qytetarët e Malajzisë (9 orë në javë), ndërsa pas tyre vijnë rusët (8.1 orë në javë) dhe turqit (7.7 orë në javë). / Telegrafi /