Pesë libra të biznesit të cilët duhet t'i lexoni në vitin 2018 - Telegrafi Marketing

Pesë libra të biznesit të cilët duhet t’i lexoni në vitin 2018

Për një fillim produktiv të Vitit të Ri, filloni të lexoni një nga këto libra të rekomanduar dhe të dobishëm për të gjithë.

Më poshtë gjeni listen e librave të cilët mund t’i lexoni në vitin 2018.

1. Machine, Platform, Crowd: Autori Andrew McAfee.
Për bizneset me ekperiencë të gjatë pune, për startups, ose për këdo që është i interesuar në të ardhmen, Machine, Platform, Crowd është libër që duhet të lexohet patjetër.

2. The CEO Next Door: Autor Elena L. Botelho, Kim R. Powell, and Tahl Raz
Ky liber është mënyra e përsosur për të treguar dhe ndihmuar në ngritjen tuaj në krye te biznesit.

3. Superconsumers: A Simple, Speedy, and Sustainable Path to Superior Growth: Autor Eddie Yoon
Eddie Yoon në këtë libër parashtron një kornizë të thjeshtë por jashtëzakonisht efektive që ka ndihmuar kompanitë e të gjitha llojeve dhe madhësive të arrijnë një rritje të qëndrueshme. Ai do t’ju tregojë se si të gjeni, dëgjoni dhe angazhoheni me konsumatorët më të pasionuar dhe fitimprurës

4. The Motivation Myth: Autor Jeff Haden
Autori Jeff Haden tregon se “motivimi” siç e njohim ne është një mit. Ai tregon si të ndryshojmë mendimin tonë në lidhje me motivimin dhe suksesin.

5. Think and Grow Rich: Napoleon Hill
Ky libër do t’ju ndihmojë të kuptoni se zotërimi i parave tuaja ka të bëjë më shumë me mentalitetin dhe kapërcimin e pengesave psikologjike se çdo gjë tjetër dhe ju mëson se si të filloni të mendoni rrugën tuaj drejt suksesit./Telegrafi/