Katër hapa si të filloni një biznes në të 20-at tuaja - Telegrafi Marketing

Katër hapa si të filloni një biznes në të 20-at tuaja

Të 20-at janë vite gjatë të cilave duhet të investojmë maksimalisht në veten tonë dhe shkathtësitë të cilat i posedojmë. Ndërsa miqtë tuaj janë duke shijuar vikendin për tu argëtuar, ju mund të angazhoheni në biznesin tuaj dhe të hedhni themelet për suksesin tuaj të ardhshëm.

Nëse jeni një sipërmarrës i ri dhe në te 20-at tuaja ,kjo është periudhë shumë e favorshme për të hapur biznesin tuaj të parë.

Filloni një angazhim anësor

Shumica e njerëzve nënvlerësojnë sa kohë mund të shfrytëzohet jashtë punës. Nëse punoni në një punë që ju nuk e doni dhe dëshironi të jeni shefi i vetes, mos u ankoni për punën tuaj të tanishme të tmerrshme dhe veproni. Merrni një kafe pas punës dhe filloni të punoni nga 6 pasdite deri në 2 të mëngjesit në ndërmarrjen tuaj të re të biznesit. Nëse jeni artist, filloni të postoni video në  YouTube në lidhje me detajet gjatë procesit tuaj të pikturës ose hapni një dyqan te shitjeve online, mundësitë për të krijuar biznese janë të shumta dhe mos harroni të promovoni produktet tuaja në rrjete sociale. E gjithë kjo mund të bëhet si një punë dytësore, ndërsa ju rrisni biznesin tuaj mund të shijoni edhe pjesën tjetër të kohës tuaj.

Shfrytëzoni vikendin

Nëse me të vërtetë jeni pasionant  në lidhje me ndërmarrësinë, shpejt do të kuptoni se fundjava është koha më produktive për të bërë punën tuaj. Ju mund të shfrytëzoni 20 orë punë gjatë fundjavës për të rritur biznesin tuaj. Kur të jeni në të 30-at ju nuk do të ndjeni keqardhje se keni humbur një natë ose dy  për të  filluar një biznes milion dollarësh.

Zgjohuni  herët

Thomas Jefferson ka thënë “Për 50 vite dielli nuk më ka kapur në shtrat ” .CEO i Apple Tim Cook është i njohur për zgjimin e hershëm dhe dërgimin e emaileve të kompanisë në orën 4:30 të mëngjesit. Sigurohuni që të vendosni orën tuaj të alarmit në anën e kundërt të dhomës, e cila do t’ju detyrojë të zgjoheni nga shtrati.  Zgjimi  në orët e hershme të mëngjesit është një fillim i mirë për ju dhe biznesin tuaj.

Keni durim

Çështja me kohën dixhitale në të cilën jetojmë është se njerëzit janë të padurueshëm. Ata presin rezultate të menjëhershme. Për të ndërtuar një biznes, duhet të jeni të duruar për një kohë të gjatë. Mos mendoni se ku doni që biznesi juaj të jetë në një vit; Mendoni për qëllimet tuaja për 10 vjet dhe si do të veproni për të bërë të gjitha objektivat tuaja të realizohen./Telegrafi/