Për shkak të masave të qeverisë dhe thirrjeve për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19, shumë njerëz nuk janë duke shkuar në zyre dhe në vend të kësaj po punojnë nga shtëpia.
Nëse veç jeni në mesin e personave të tillë, atëherë mirë se vini në grupin e atyre që punojnë nga shtëpia.
Sigurisht se qëndrimi në pizhame tërë ditën tingëllon mahnitshëm. Madje, ju mund ta respektoni edhe orarin e punës ndërkohë që shfletoni në internet gjëra që s’kanë lidhje me punën që e bëni.
Por, gjithashtu jeni duke u zhytur në një realitet të ri; një realitet i cili e mbytë produktivitetin: shpërqendrimi.
Thënë më thjesht, puna nga shtëpia nënkupton se Netflix-in e keni vetëm një klik larg. Detyrat e thjeshta të shtëpisë qëndrojnë aty duke ju shikuar.
Dhe nëse jeni në karantinë bashkë me fëmijët, atëherë ata duan vazhdimisht të njëjtën gjë nga ju: vëmendje!
Me të gjitha këto shpërqendrime që i keni duke punuar nga shtëpia, si t’ia bëni që ta ruani produktivitetin?
Mënyra më e mirë për ta ‘programuar’ veten për sukses është duke e pastruar dhomën që e keni dizajnuar si hapësirë punuese.
Asgjë nuk ju shpërqendron më shumë sesa t’ia ngulni sytë një grumbulli rrobash të palara. Kur jeni duke punuar dhe shihni lëmsh në dhomë, menjëherë ju vjen dëshira për ta rregulluar dhe kështu ulet produktiviteti duke u marrë me gjëra tjera.
Në fakt kjo është e dëshmuar edhe shkencërisht, ku hulumtuesit kanë zbuluar se sa më lëmsh që është shtëpia e personit, aq më i prirë është personi që detyrat e caktuara t’i shtyjë për më vonë.
Prandaj bëjani vetes një favor dhe fillojeni javën duke e pastruar hapësirën ku punoni. Ky akt i thjesht do ta ndihmojë mendjen të lehtësohet dhe të përqendrohet në detyrat që duhet t’i kryeni.
Imagjinojeni se jeni kali. Kali i garave. Kuajt e garave e mbajnë një pajisje të veçantë që quhet ‘blinkers’. Ato janë maska që kuajt i veshin në mënyrë që të mos shohin çfarë ka anash tyre. ‘Blinkers’ u ndihmojnë kuajve të mos shqetësohen apo shpërqendrohen.
Eh, opsioni “Do Not Disturb” është ‘blinkers’-i juaj!
Aktivizojeni opsionin “Do Not Disturb” në telefonin dhe kompjuterin tuaj. Kjo nënkupton se mesazhet, njoftimet e rrjeteve sociale, etj., nuk do t’ju vijnë për t’ju shpërqendruar ndërkohë që jeni duke punuar.
Përdoreni këtë opsion për t’ju ndihmuar të fokusoheni në punë, në vend se ta gjeni veten papritmas duke shfletuar në Instagram.
Kjo mund të jetë gjëja më e vështirë për ta bërë kur punoni nga shtëpia.
Ju duhet ta gjeni një vend në banesën apo shtëpinë tuaj që është i qetë. Nëse jetoni vetëm, kjo nuk është problem. Nëse keni një hapësirë që e përdorni si zyre, atëherë as kjo nuk është problem. Por nëse jetoni me njerëz tjerë, atëherë dhoma e fjetjes mund të jetë opsioni i vetëm.
Gjithashtu është mirë që t’iu tregoni familjarëve që gjenden në shtëpi se nuk duhet t’ju shpërqendrojnë përderisa punoni.
Dizajnojeni një periudhë ku punoni dhe e përfundoni punën në orar të caktuar.
Mos i shtyni detyrat e caktuara për t’i kryer gjatë natës.
Krijojeni një orar ku puna përfundon dhe përmbajuni atij orari.
Pasi që më nuk jeni duke humbur kohë në komunikacion për të shkuar në zyre, atëherë ju keni kohë ekstra gjatë ditës. Çfarë do të bëni me atë kohë?
Sugjerimi më i miri është që ta shfrytëzoni për një hobi.
Mësoni kitarë, bëni ushtrime fizike, joga, lexoni, etj. – çfarëdo që ju pëlqen.
Investoni kohë në diçka që e doni sepse është gjë e mirë për shëndetin mendor. Studimet tregojnë se pasja e një hobi jua rritë kreativitetin në punë dhe e zvogëlon stresin.
Për hatër të rruazave të shpinës, ngrituni në këmbë herë pas here.
Puna nga shtëpia mund të nënkuptojë se do të ecni vetëm nga karrigeje për në tualet – e që është distancë shumë e shkurtë.
Shëndeti fizik, në veçanti shpina, do ta merr tatëpjetën nëse nuk kujdeseni për to.
Vendoseni një alarm në telefon që çdo 30 minuta të ngriteni në këmbë dhe të bëni zgjatje të muskujve.