Native Ad - Telegrafi Marketing

Kontakti

marketing@telegrafi.com 038-224-093 Rr. Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë

Native Ad

Native Ad është formë e reklamimit e cila është në harmoni me stilin, dizajnin dhe formatin e webfaqës, gjë e cila e bënë të veçantë dhe më të suksesshme reklamën tuaj. Për dallim prej banerëve, Native Ad duket si një lajm i zakonshëm i cili nuk e shpërqëndron lexuesin dhe në të njejtën kohë ofron informatë të ngjajshme me lajmet tjera, e cila mund të jetë në dobi të lexuesit.

Kontaktoni Tani

Pse të reklamoni Native Ad?

Edhe pse diçka e re për tregun tonë, ky produkt është duke u pëlqyer çdo ditë e më shumë nga bizneset për shkak të rezultateve të mira. Nga analizat e fundit të cilat i kemi bërë, Native Ad ka rezultuar të jetë shumë më efikas se disa forma tjera të reklamimit. Pse? Afër 70% të vizitorëve dëshirojnë të mësojnë në lidhje me brendin dhe produktin tuaj përmes përmbajtjes. Native Ad sigurojnë deri në 3 herë CTR (Click Through Rate) dhe 2 herë shkallën e konvertimit më të lartë.

Disa nga format si mund të përdoret Native Ad

Forma për "Regjistrim"

Forma "Regjistrohu" mund të shfaqet në versione të ndryshme, por kryesisht përdoret për regjistrim në pjesmarrje në ngjarje të ndryshme, koncerte, konferenca, etj.

Regjistrohu për ZBRITJET më të mëdha të vitit në Black Friday, nga 20%-70% në të gjitha produktet!

Regjistrohu

Forma "Shiko Videon"

Me shfaqjen e kësaj forme, vizitori thirret të shikojë një video e cila mund të jetë brenda artikullit apo edhe të ridrejtohet në një faqe përkatëse në të cilën ndodhet video. Këto forma kanë efekt më të madh pasi përmbajtja me foto dhe video është më interaktive për lexuesin

25 Vjet Gentli Shoes

Shiko Videon

Forma për "Shkarkim"

Format për “Shkarkim” tentojnë që ta joshin vizitorin për të ndërmarrë aksion për një produkt përkatës, e veçanërisht shkarkimin e aplikacioneve për mobil apo edhe desktop, por gjithashtu edhe dokumente të ndryshme si PDF, DOC, JPG, etj.

Mos e humbni asnjë lajm. Shkarkoje aplikacionin e parë zyrtarë të Telegrafit për Android

Shkarkoje

Forma "Blej Tani"

Faqet për blerje online zakonisht përdorin disa butona të cilat thërrasin për ndërveprim (call to action). Këto forma përgjithësisht shfaqen në faqe të produkteve përkatëse. Qëllimi i tyre është që ta nxisin konsumatorin të blejë produktin.

Produkti i ri PlayStation 4 sapo ka arritur

Blej Tani

Forma "Thirr Tani"

Në raste kur ju dëshironi që vizitori të ju kontaktojë përmes telefonit, ju mund që në artikull ta përdorni formën "Thirr tani", dhe me klimimin e këtij butoni, faqja do të transferohet tek thirrja telefonike.

[-50%] Set Jorgan dyshtresor & Jastëk Klasik Aloe Vera nga Dormeo

Thirr tani

Forma "Lexo më Shumë"

Forma "Lexo më shumë" përdoret për të inkurajuar lexuesin që të vazhdoj të lexoj më tutje përmbajtjen e publikuar si Native Ad. Me prekjen e butonit, lexuesi do të vazhdojë tek artikulli në Telegrafi apo edhe të ridrejtohet në ndonjë faqe tjeter. Artikulli mundet me qenë interaktiv dhe përmban foto, video, liqne, etj.

Vetura që është bërë pjesë e afro 50 familjeve kosovare në më pak se 6 muaj (Foto)

Lexo më shumë

Forma për "Rezervim"

Rezervim të hotelit, rezervim për pjesmarrje në ndonjë event, si dhe thirrje të kësaj natyre do të jenë më efektive kur shfaqet butoni pë "Rezervim"

Provoje aventurën dimërore me hotel "Dukagjini"-n

Rezervo