Katër mënyra si të jeni më produktiv të hënën - Telegrafi Marketing

Katër mënyra si të jeni më produktiv të hënën

Nuk ka asnjë dyshim se shumica e njerëzve të cilët punojnë e urrejnë të hënën dhe e konsiderojnë si ditën më pak produktive të javës. Pa marrë parasysh nëse jeni sipërmarrës ose punëtor i një kompanie është e lehtë të thuhet se dita e hënë nuk është e preferuara juaj. Gjithsesi rrjedha e kësaj dite mund të ndryshojë pozitivisht nëse i ndiqni strategjitë më poshtë:

Vendosni një rutinë në mëngjes

Një nga mënyrat më të mira për të filluar ditën është që të keni një rutinë të disiplinuar në mëngjes. Disa prej aktiviteteve që ndikojnë pozitivisht në përmisimin e produktivitetit tuaj në ditën e hënë janë përgaditja e mëngjesit, një filxhan me kafe ose çaj, ecje e shkurtë, ushtrime ose të lexoni ndonjë nga revistat tuaja të preferuara. Për të bërë këto aktivitete duhet të zgjoheni pak më herët, mirëpo e gjithë kjo do të ja vlejë dhe këtë do ta zbuloni me kalimin e kohës gjatë orarit tuaj të punës.

Hani mëngjes

Filloni javën tuaj me një plan të shëndetshëm të ngrënies. Nëse zgjedhni të hani një mëngjes të mirë energjia juaj do të shtohet dhe ju do të jeni më të motivuar për të punuar.

Shoqërohuni me kolegët
Nëse qëndroni larg kolegëve dhe nuk shoqëroheni, dita juaj vetëm do të bëhet më keq. Provoni të jeni miqësor me kolegët tuaj dhe të diskutoni për ndonjë gjë pozitive përshembull si e keni kaluar vikendin ose çfarë plane keni gjatë javës.

Bëni një listë të punëve

Bëni një listë të detyrave që duhet të bëni të hënën në mënyrë që të mund të organizoheni më mirë dhe të përfundoni të gjitha punët në kohë. Detyrat e shënuara ndani duke filluar nga ato me më së shumti prioritet deri te ajo më pak e rëndësishmja. Kjo metodë e punës do të ju lehtësojë ditën dhe ju do të jeni më produktiv në kryerjen e detyrave tuaja.

Bëni diçka të mirë për dikë

Mos harroni se jo vetëm ju por të gjithë po kalojnë nëpër ditën e hënë njejtë si ju. Duke bërë një veprim të mirë për dikë edhe ju vetë do të ndiheni mirë. Komplimentoni dikë ose përgaditni një filxhan kafe për kolegët. Një veprim i mirë mund të ndryshojë plotësisht ditën.

Dita e hënë nuk konsiderohet shumë produktive nga shumica e njerezve mirepo me këto hapa të thjeshtë mund të përmisoni ditën tuaj./Telegrafi/