Web Summit, konferenca më e madhe e teknologjisë në botë - Telegrafi Marketing

Web Summit, konferenca më e madhe e teknologjisë në botë

Çfarë është Web Summit ?

Web Summit filloi si një ide e thjeshtë në vitin 2010, me qëllim për të lidhur komunitetin e teknologjisë me të gjitha industritë, të vjetra dhe të reja. Me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë, Web Summit është rritur duke u bërë “konferenca më e madhe e teknologjisë në botë”.

E njohur për organizimin e shkëlqyer të konferencave, Web Summit në vitin 2016 është vizituar nga më shumë se 2,000 media boterore, mbi 100 tregje, 650 folës dhe një numër i madh i pjesëmarrësve me influencë botërore.

Konferencat kanë ndihmuar më mijëra pjesëmarrës të marrin njohuri nga mendjet më të ndritura në fusha të ndryshme ndër të cilat prej mbi 650 folësve përfshihen edhe: Elon Musk (Ndërmarrës), Werner Vogels (Amazon.com), Amit Singh (Google), Stan Chudnovsky (Facebook) e shumë të tjerë.

Web Summit për konferencat e organizuara ka gjetur mbështetjen e disa prej kompanive më të mëdha botërore si Mercedes Benz, Coca Cola, Canon, Google, Facebook, Youtube, Disney, PayPal, Microsoft dhe kompani të tjera.

Një ndër vlerësimet e shumta që Web Summit ka marrë është edhe ajo e Forbes që e ka cilësuar si “Konferenca më e mirë e teknologjisë në planet”

Mos lejoni të ju humbasë asnjë fjalim i personaliteteve më të shquara, bëhu pjesë e konferencës Web Summit. /Telegrafi/

Artikulli i Ardhshëm Marketingu dixhital përmes videos