Telegrafi me platformë të re të reklamimit - Telegrafi Marketing

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë informative, ka bërë që bizneset t’ju kushtojnë veprimtarive dhe aktiviteteve vëmendje në kohë reale – online.

Telegrafi.com është një ndër portalet e vetëm shqiptare që me përkushtim të veçantë i ndjek trendët e fundit në botën e online-it.
Platforma e re Cost per Impression, të gjithë të interesuarve për reklamim online ju mundëson qe me buxhet minimal ta promovojnë biznesin e tyre.

Që nga lasimi zyrtarë i kësaj platforme me 1 Gusht, përgjigjet e marra nga klientela jonë, platforma në fjalë ka dhënë rezultate jashtëzakonisht pozitive për bizneset e tyre. Kjo platformë dallon nga platformat e deritanishme, sepse çdo reklamues do të këtë mundësi ta monitorojë dhe ta menaxhojë kampanjën sipas qëllimeve dhe objektivave të veta. Vlen të theksohet që kjo platformë praktikohet nga gjithë rajoni dhe bota duke përfshirë ueb faqet me te vizituara si Facebook, Google, BBC, CNN, etj.

Ndër karakteristikat e shumta të kësaj platforme është targetimi i audiencës në bazë të vendit, përzgjedhja e kohës dhe e ditëve kur ju dëshironi të shihet reklama juaj, monitorimi i statistikave dhe shumë mundësi të tjera.
Për më shumë informata në lidhje me këtë platformë, klikoni KËTU.