Si t'i rritni shitjet gjatë Black Friday? - Telegrafi Marketing

Si t’i rritni shitjet gjatë Black Friday?

Telegrafi posedon një reputacion si burimi më i besueshmëm i informacionit në gjuhën shqipe. Partnerët tanë kanë mundësi që një pjesë të kësaj besueshmërie ta përdorin për të arritur qëllimet e tyre të biznesit përmes reklamave.

Pasi që Black Friday dhe festat e fundvitit po afrohen, ne ju kemi bërë një përmbledhje të produkteve tona të cilat mund t’i shfrytëzoni për të informuar audiencën për kampanjat dhe zbritjet por njëkohësisht për të bërë shitje direkte. Se si ta bëni këtë, vazhdoni të lexoni më poshtë.

Reklamimi për Black Friday përmes Artikujve të Sponsoruar

Reklamimi me artikuj të sponsoruar është një shembull interesant i reklamimit indirekt sepse përmbajtja projektohet për t’u dukur dhe ndier si artikull i thjeshtë dhe jo reklamë.

Përmbajtja e sponsoruar është një mënyrë e shkëlqyeshme për të informuar audiencën rreth zbritjeve të kompanisë, produktve ose shërbimeve që dëshironi të promovoni. 


Artikujt mund të jenë të pasuruar me përmbajtje atraktive, me fotografi, infografikë dhe video.

Në Telegrafi mund të publikoni artikull për pothuajse secilën kampanjë tuajën, gjithçka që duhet të bëni është të keni materialet e gatshme, materialet të jenë të denja për publikim dhe të rezervoni datën e dëshiruar.

Rikujtim: Në Telegrafi publikohet vetëm një artikull i sponsoruar brenda 24 orëve dhe për të rezervuar një të tillë duhet të kontaktoni rreth një javë më herët.

Shitje direkte përmes Native Ad

Edhe pse një trend global, Native Ad në tregun tonë konsiderohet akoma si diçka e re. Pas investimeve të shumta në platformat më të avancuara teknologjike, Telegrafi ka qenë dhe mbetet media e parë dixhitale në regjion që e ka implementuar edhe formën e ashtuquajtur të reklamimit Native Ad.

Native Ad është një formë jashtëzakonisht efektive e reklamimit online në ditët e sotme dhe një pjesë e madhe e klientëve tanë tashmë janë familjarizuar me këtë produkt.

E mira e këtij produkti për kampanjat e Black Friday ose festave të fundvitit është se mund të përdoret për shitje direkte sepse mund të përmbajë butona me mesazhe të ndryshme si Blej Tani, Porosit Tani, Kontakto Tani, Rezervo etj. Këto butona mund të dërgojnë direkt në website ku shitet produkti, mund të lidhen me numrin tuaj të telefonit apo ndonjë faqe të veçantë të website-it tuaj për të bërë porosi.

Banera

 

Banerat mbesin si një prej reklamave më të përdorura. Disa brende duan vetëm të jenë prezent online e disa të tjerë të vetëdijësojnë audiencën apo të promovojnë diçka.  Sidoqoftë reklama me banera mund të jetë shumë e dobishme kur bëhet fjalë për rritjen e trafikut në internet dhe shndërrimin e vizitorëve në shitje.

Ekipi përgjegjës në Telegrafi është gjithmonë në dispozicion për të biseduar me kompanitë të cilat duan të reklamojnë dhe nuk janë të sigurtë se si të zgjedhin shërbimet e duhura për kampanjat të tyre. Në raste të tilla të dy palët konsultohen, ofrohen disa opcione dhe bizneset mund të zgjedhin atë më të pështatshmen për ta.