Është një treg shumë konkurrues dhe klientët janë të llastuar dhe skeptikë me zgjedhjet.
Sipas raporteve të hulumtimit, gjithçka varet nga besnikëria ndaj brendit që kanë.
Nuk është e lehtë për tregtarët e E-commerce të krijojnë besnikëri ndaj brendit, pasi njerëzit kanë mundësinë të bëjnë krahasimin dhe janë gjithashtu të gatshëm të provojnë produkte dhe shërbime të brendeve të ndryshme.
Pra, si është e mundur që një brend të krijojë atë përvojë që ti ruaj klientët e vet aktualë?
Natyrisht që është e mundur kur ke strategji që e tërheq vëmendjen e tyre duke filluar nga aspekti emocional. Kjo arrihet kur ju arrini në atë pikë ti bëni të ndihen mirë dhe të rëndësishëm.
Po flasim më shumë rreth “prekjes” së aspektit emocional tek klienti përmes produktit tuaj:
Hulumtimet tregojnë se 40% e konsumatorëve i ndajnë fotografitë e paketimeve të produkteve në rrjetet e tyre sociale.
Ndërsa shumica e brendeve nuk i kushtojnë shumë vëmendje paketimit të produkteve të tyre, që në fakt ka shumë ndikim në shitje dhe mund të jetë një faktor kritik për brendin tuaj.
Nëse brende të ndryshme përdorin paketim premium në produktet e tyre, mund të ketë një rritje prej 30% në interesin e konsumatorit.
Momentin që klienti merr porosinë që e ka bërë që faktikisht është një befasi për të kur i vjen produkti me paketim të bukur.
Pra me një fjalë për juve që shisni online paketimi i produkteve është një aspekt i rëndësishëm për fuqizimin e brendit tuaj.
Psikologjia njerëzore tregon se njerëzit e të gjitha moshave janë të emocionuar kur shohin dhe marrin dhurata të paketuara bukur. Në fakt, edhe nëse dikush ka porositur një produkt për veten e tij dhe vjen i paketuar mirë, veçanërisht pak i personalizuar ose me tematikë sipas stinës, sjell brohoritje dhe buzëqeshje. Është po aq e vërtetë se sado i mirë të jetë produkti brenda, një artikull i paketuar në mënyrë të dobët mund të jetë gjithashtu jo e mirë për tërheqjen atij personi në atë brend.
Sot, të gjitha moshat po përdorin rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram për ti ndarë përvojat dhe gjërat e momentet më të bukura të jetës, nëse postimet kanë një element të brendit tuaj në të, paksa lloj i marketingut falas që ka vlerë të madhe në postime të njerëzve që e bëjnë.
Një fotografi e një dhurate të paketuar bukur, e shpërndarë në mediat sociale, mund të jetë në fakt një strategji juaj e madhe e marketingut!
Njerëzit mund ta shohin atë, të pyesin për të, të flasin për të, ta kontrollojnë dhe ndoshta mund të përfundojnë duke porositur produkte për veten e tyre ose për dikë tjetër. Prandaj, edhe brendet më të njohura në botë shkojnë për personalizim/përshtatje me paketimin e tyre, si pjesë e strategjisë së tyre të marketingut. Coca-Cola, Goldfish, Crayola, Owlcrate dhe shumë të tjerë kanë treguar se si mund të bëhet.
Ngjyrat kanë shumë rëndësi dhe kutitë tërheqëse të personalizuara me mesazhe të personalizuara ose tërheqëse mund të ndihmojnë shumë në krijimin e një lidhje emocionale me klientët.
Ajo cka ka shumë rëndësi është fjala e gojës sepse një klient i lumtur dhe i kënaqur flet dhe ndan përvojën, veçanërisht në mediat sociale, ju dhuron vëmendjen e duhur dhe mund t’ju fitojë le të themi “luftën” e brendit më të mirë.
Një përfitim tjetër ndodh kur këta klientë i ripërdorin këto kuti ose material paketimi për t’i dhuruar të tjerëve. Është si t’ia kalosh përvojën e tyre të mirë me paketimin tënd dikujt tjetër, duke krijuar kështu një reklamë shtesë të brendit tuaj, e cila përndryshe mund të kushtojë kohë dhe para për t’u ndërtuar.
Fokusohuni tek diçka e thjeshtë dhe unike që e bën brendin tuaj të dallohet në të gjitha ato kuti transporti dhe diçka tërheqëse që rrit dëshirën për atë produkt.
Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëhet hit dhe virale dhe përpara se ta kuptoni, mund të keni shume klientë të rinjë që shikojnë dhe interesohen për produktet tuaja.