Nëse shpresoni të rritni trafikun tuaj në internet me reklama më të mira, duhet të pyesni veten: çfarë dizajni të banerit të përdorni? Reklamat baner janë një nga format më të përhapura të marketingut dixhital që përdoren në botën e sotme online. Të gjitha kompanitë i përdorin ato në një formë ose në një tjetër, sepse ato janë një medium i përballueshëm, i matshëm dhe efektiv për të rritur emrin e markës.
Nëse doni të përfitoni maksimumin nga reklamat tuaja në internet, përqendrohuni te thjeshtësia dhe informacionet. Në mjedisin online reklamuesit kanë në dispozicion vetëm disa milisekonda për t’i bërë shikuesit të shohin dhe të kuptojnë reklamën e tyre. Kjo është arsyeja pse reklamat e thjeshta dhe të drejtpërdrejta kanë një ndikim më të madh se ato që janë më komplekse.
Reklamat misterioze, pa të dhëna dhe jo direkte nuk po konsiderohen si atraktive, prandaj konsumatorët duan t’i shmangin sa më shumë ato. Kjo nuk do të thotë që reklamat nuk duhet të jenë kreative mirëpo nuk duhet të jenë të vështira për t’u kuptuar dhe të mërzitshme.
Prandaj sigurohuni që të zgjedhni një dizajn te bukur por të thjeshtë, i cili do të përmbajë mesazhin dhe logon e kompanisë. Përdorni “Call-to-Action” butonat në mënyrë të përshtatshme për arsye se ato do të rrisin normën e klikimit (CTR). Gjithashtu bëni tekstin tuaj menjëherë të lexueshëm duke i kushtuar rëndësi fontit dhe mesazhit direkt. /Telegrafi/